Futboll Sport

Flamurtari i “plagosur” kërkon të “kafshojë” Laçin për të shpëtuar sezonin

Flamurtari-Laçi është një duel i drejtpërdrejtë për pozicionin numër 4. Një fitore e mundshme e vlonjatëve do të sillte rrotacionin mes kuqezinjve dhe kurbinasve në klasifikim, me skuadrën e Mezanit që ka 2 pikë më shumë se sa Flamurtari.Vlonjatët vijnë pas furtunës së Komisonit të Disiplinës që e detyron skuadrën bregdetare të luajë në fushë asnjeanëse jo vetëm takimin ndaj Laçit por edhe atë kundër Partizanit më 19 Maj.

Ndërkohë që pas dënimit të trajnerit Behari ekipi do të drejtiohet nga Petraq Bifsha. Danilo Alves i cili është kthyer në Brazil do të jetë mungesa kryesore për kuqezinjtë, ndërkaq që përgjegjësinë për të shënuar do ta ketë kapiteni Tomislav Busic. Kroati nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës që në muajin janar , kjo edhe pë shkak të dëmtimeve që e kanë penalizuar.

Ndërkohë laçianët vijnë pas atij suksesi me përmbysje kundër Skënderbeut, fitore e cila u risolli moralin bardhezinjve pas një periudhe negative. Kurbinasit do të kërkojnë të perfitojnë edhe nga fakti që ky takim luhet në fushë neutrale teksa trajneri Mezani do të ketë sërish si pikë referimi Reginaldon, me Uzunin që do të jetë në mbështejte të sulmuesit mozambikas. Bilanci i këtij edicioni flet në favor të Laçit, 2 fitore dhe një barazim. Në 10 përballjet e fundit mes dy skuadrave në kampionat,5 takime i kanë fituar bardhezinjtë, në 2 sfida kanë triumfuar vlonjatët ndërsa 3 ndeshje janë mbyllur në ekuilibër.

Related posts

Messi dërgon Barcelonën në çerekfinale të Championsit

Q.Autor

NUK NDODHIN VETËM NË SHQIPËRI/ Gropa GJIGANDE lë ekipin meksikan pa… (FOTO)

Isa.Autor

DERBI I MADONINËS/ Klinsmann i thur elozhe yllit të Milan-it: Ai është një fenomen, jep maksimumin

Delo.autor

Leave a Comment