Futboll Ligue 1 Sport

Thiago Motta nxit PSG-në, të blejë mesfushorin e Real Madridit

Mesfushori i Real Madrid Toni Kroos do të ishte blerja e përsosur për Paris Saint-Germain, sipas Thiago Motta.

Kroos, i cili konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë, ka shkëlqyer në katër sezonet e fundit të Real, duke fituar tre tituj Champions League dhe një në La Liga.

Motta – i cili do të jetë trajner te U19 e PSG pasi të jetë tërhequr nga futboll – beson se gjermani do të ishte kandidati ideal për ta zëvendësuar në mesin e fushës së Parc des Princes.

“Personalisht, do të kisha dëshirë të shihja Toni Kroos te PSG,” shprehet ai për Le Parisien.

“Ai mund të luajë edhe në pozicione më të avancuar, por në një stil që i përshtatet PSG-s, ai është i jashtëzakonshëm.

“Ai është një lojtar të cilin e admiroj shumë. Ai mund të luajë në tre pozicione të mesit të fushës.”

Related posts

“NGA TRAJNERI I MUAJIT TEK SHKARKIMI”/ Nuno Espirito Santo thyen heshtjen: Futbolli është i pamëshirshëm

Delo.autor

DËNIMI I MANCHESTER CITYT NGA UEFA/ Avokati: Lojtarët mund t’i prishin kontratat!

Delo.autor

LOJËRAT OLIMPIKE/ Fituesit në Olimpiadën e Parisit do marrin me vete “copëza” të Kullës Eiffel

F.autor

Leave a Comment