Futboll Sport

Thomas Muller beson se Salah e meriton Topin e Artë para Ronaldos e Messit

Thomas Muller beson se Mohamed Salah duhet ta fitojë Topin e Artë para Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit pas një sezoni mbresëlënës me Liverpoolin.

Ylli egjiptian ka gëzuar një sezon mahnitës duke i shënuar 44 gola në të gjitha garat dhe duke i ndihmuar Liverpoolit të shkojë në finale të Ligës së Kampionëve, ku të shtunën do të përballet me Real Madridin, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo, i cili është momentalisht fitues i çmimit më prestigjioz individual të futbollit evropian, e udhëhoqi Realin drejt triumfit ndaj Bayern Munichut të Thomas Mullerit në gjysmëfinale, por gjermani beson se egjiptianit i takon Topi i Artë kësaj radhe.

“Mendoj se Mo Salah ka qenë mbresëlënës. Mbase ai është kandidat i madh nëse Liverpooli e fiton Ligën e Kampionëve”, ka thënë Muller për Mirror Football.

“E gjithë bota po e kërkon një fitues të ri të Topit të Artë. Leo Messi dhe Ronaldo janë të jashtëzakonshëm, por paraqitjet e Salahut kanë qenë të jashtëzakonshme këtë sezon. Mendoj se ai ka shanse të mëdha”, shtoi ai.

Related posts

BOTËRORI U-17/ Sfidë e pabesueshme mes Finlandës dhe Zvicrës, një ndeshje zyrtare me 12 shqiptarë (FOTO)

Delo.autor

“NJË GABIM I VOGËL NA KUSHTOI NDESHJEN”/ Griezmann: Dominuam ndaj Atleticos, por…

Delo.autor

TRANSFERIMET E JANARIT/ Lëvizjet e merkatos në Superiore, dominojnë largimet

Delo.autor

Leave a Comment