Futboll Sport Tennis

ATP FINALS/ Djokovic mposht lehtësisht Schwartzmanin

Novak Djokovic fiton lehtë 2-0 me sete (6-3, 6-2) ndaj Diego Schwartzmanit në takimin e parë të grupit “Tokyo 1970” në finalet e ATP 2020 në vetëm 1 orë e 19 minuta lojë.

Numri një në botë e mori setin e parë pa shumë vështirësi, edhe pse u thye në shërbim në game-n e tretë. Argjentinasi nuk përfitoi nga kjo epërsi, pasi humbi me shërbimet e tij në game-n e katërt dhe të tetë, duke e humbur 6-3 setin.

Në setin e dytë, Diego Schwartzman, praktikisht u dorëzua që në start, me Nolen që bëri lehtësisht detyrën, duke e marrë edhe këtë set me diferencë 6-2.

Një sukses ky që e bën Nolen një nga pretendentët e grupit të “Tokyo 2020”, për të pretenduar më pas triumfin përfundimtar (nuk e ka fituar ATP Finals që nga viti 2015)./ss

Related posts

ZEMËROHET ME STOLIN SPARTAK MOSKA/ Trajneri Spalletti: Ata na tallën, ja pse i shkova… (VIDEO)

Delo.autor

PASI HUMBI BABAIN DISA JAVË MË PARË/ Khabib rikthehet në ring, do mbrojë titullin kundër…

Delo.autor

FUTET NË LUFTË MES JUVENTUS DHE “LOS BLANCOS”/ PSG kërkon shërbimet e yllit të Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment