Futboll Premier League Sport

Tifozët zgjedhin lojtarin më të mirë të United në historinë e Premier

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë i Manchester United në historinë e Premier League. Kjo është konsideruar nga tifozët e klubit anglez në rrjetin social të “Djajve të kuq”, të cilët me rastin e ndeshjes së tyre të 1000 në kampionatin anglez kundër Watford në ditën e fundit të këtij sezoni hapën një sondazh për lojtarin më të mirë.

Vota numëron vetëm lojtarët që kanë veshur fanellën e United që nga viti 1992, viti në të cilin liga angleze ndryshoi strukturën e saj dhe filloi të quhej Premier League. Cristiano tejkaloi legjendat e klubit anglez si Ryan Giggs, i cili ishte në vendin e dytë dhe Paul Scholes, i treti. Mitet e tjera të vjetra “Old Trafford” si Wayne Rooney, David Beckham dhe Eric Cantona mbetën jashtë podiumit, një vendim, që ka shkaktuar disa polemika në rrjetet sociale.

Rekordi i Cristiano në Premier është i jashtëzakonshëm. Ai u bashkua me “Djajtë” në sezonin 2003-04 dhe luajti 196 ndeshje në të cilat shënoi 84 gola dhe dha 39 asiste. Ai ishte golashënuesi më i mirë në sezonin 2007/08, në të cilin ai shënoi 31 gola dhe fitoi titullin në tre sezone të njëpasnjëshme (2006/2007 – 2007/208 dhe 2008/2009). Përveç kësaj, portugezi u zgjodh lojtari më i mirë i kampionatit në vitet 2007 dhe 2008. Ylli portugez fitoi gjithçka me Manchester United dhe në vitin 2009 u largua drejt Real Madridit duke vendosur një rekord botëror. Edhe në Madrid ai ka fituar gjithçka, teksa tani synon trofeun e UEFA Champions League për herë të tretë radhazi.

Related posts

“JASHTËTOKËSORI QË PUSHTOI BOTËN”/ Çfarë do të bëjë Messi pasi të dalë në pension?

Delo.autor

VENDOS QËNDRIMIN NË MADRID/ Griezmann: Refuzimi i BARCELONËS ka qenë i vështirë

Isa.Autor

E ARDHMJA E HYSAJ NË UDHËKRYQ/ Napoli nuk po i plotëson kërkesat

Isa.Autor

Leave a Comment