Futboll Premier League Sport

Tjetër çmim për Salah, zgjidhet lojtari i vitit edhe për…

Kundër futbollistit më të mirë në Angli, zgjedhur nga kolegët e tij. Sot Mohamed Salah do të zbresë në ishstadiumin e tij edhe me një tjetër çmim, atë të futbollistit më të mirë të vitit në ishull, që votohet nga gazetarët sportivë. Sulmuesi egjiptian mposhti me vetëm 20 vota diferencë yllin e Mançester Sitit, Kevin De Brujne dhe u bë futbollisti i parë afrikan që e fiton këtë çmim.

Ndërsa në votimin ku morën pjesë 400 gazetarë, i treti u rendit rivali i tij për “Këpucën e Artë”, Herri Kejn. “Çmimi” i radhës për 25-vjeçarin mund të mbërrijë sot duke nisur nga ora 20:45, kur Salah do të ketë shansin për t’u bërë lojtari i parë që mund të thyejë në “Olimpico” portierin Alison Beker këtë sezon në Europë.

Tallen me Kejnin – “Shumë me fat që i shtoi një tjetër çmim sezonit tim të parë me këtë grup fantastik lojtarësh”, reagoi Salah në “Twitter”, duke ngacmuar shokun e skuadrës Dejan Lovren: “Dejan, a votove për mua?” Por përgjigjja e mbrojtësit kroat ishte epike: “Vota ime shkoi për ‘Zotin Prekje’. Po bëj shaka shejtan, ti e di përgjigjen time”. “Zoti Prekje” i referohej me ironi sulmuesit të Totenhemit, Herri Kejn, i cili apeloi autorësinë e golit kundër Stok Sitit në 7 prill, pasi fillimisht iu akordua Eriksenit. Por, Kejn pretendonte se e kishte prekur ai.

Related posts

SHMANG POLEMIKAT MES ICARDI-INTER/ Wanda Nara: Bota e futbollit është e vështirë, por unë…

Delo.autor

PREZANTOHET TEK TORINO/ Portieri Berisha: Është një klub i madh, ju tregoj kush më frymëzon

Delo.autor

ZYRTARE/ UEFA del me deklaratë: Ja 9 klubet që firmosën akordin për shkrirjen e Super League

Delo.autor

Leave a Comment