Futboll La Liga Sport

10 vendimet që Barcelona duhet të marrë pas…

Sapo të përfundojë sezoni, bordi i Barcelonës dhe drejtori teknik duhet të takohen për diskutuar për sezonin e ardhshëm. Këto janë dhjetë vendimet që duhet të merren nga katalanasit.

1). Griezmann, numri 1 në listën e nënshkrimeve.

Antoine Griezmann është objektivi numër një i Barçës për të forcuar skuadrën në sezonin e ardhshëm. Pas hedhjes së bazës për marrëveshjen me lojtarin, Barça do të flasë me Atlético për të njoftuar zyrtarisht, se duan të nënshkruajnë me sulmuesin francez, klauzola e largimit të të cilit do të jetë 100 milionë në 1 korrik. Griezmann kishte pretendentë të tjerë si Manchester United dhe PSG, por dëshira e sulmuesit francez është që të veshë fanellën e Barcelonës, edhe pse ai ende nuk ka bërë një deklaratë publike.

2). Diskutim: Do të blihet apo jo Artur dhe kur?

Marsin e kaluar, FC Barcelona njoftoi një marrëveshje për transferimin e mesfushorit Arthur Melo, për 30 milionë euro, plus 9 milionë në bazë të performacës. Barça tashmë ka derdhur 4 milionë, por deri më 15 korrik ka kohë për të vendosur, nëse do të ushtrojë opsionin për të blerë apo jo. Sidoqoftë, në javët e fundit ka dyshim në “Camp Nou”, nëse braziliani do të jetë zëvendësuesi që Barça ka nevojë për sezonin e ardhshëm për shkak të gjatësisë së lojtarit (1.70 metra). Në rast të dhënies së OK për nënshkrimin, do të jetë gjithashtu e nevojshme të shihet nëse arrin në verë apo në janarin e ardhshëm, sipas akordit.

3) Fabian, alternativë si De Jong ose Van de Beek.

Ata gjithashtu po konsiderojnë mundësinë për të afruar lojtarë të rinj. Ata e dinë se André Gomes nuk do të vazhdojë dhe largimi i tij është i pashmangshëm, nëse Arthur vjen në verë apo në dimër. Fabián, nga Betis, 22 vjeç dhe 1.89 m vlerësohet nga katalanasit. Çmimi i tij nuk do të tejkalonte 30 milionë euro të përcaktuara në klauzolën e tij, por ka më shumë. Roberto Fernández dhe grupi i tij po punojnë gjithashtu për Frenkie de Jong, mesfushori i gjithanshëm i Ajax, perla e re e futbollit holandez 20 vjeç dhe 1.8 m. Ata e kanë monitoruar atë ashtu si Donny van de Beek, një tjetër mesfushor i shkëlqyer i fabrikës së Ajaxit, vetëm 22 vjeç dhe 1.83 m.

4). Rinovimi i Artur , një nga prioritetet.

Kontrata e Samuel Umtiti skadon në qershor 2021, por disa klube të mëdha evropiane janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e tij, pasi klauzola e tij është 60 milionë euro. Drejtuesit katalanas duan të ngrenë deri në 250 milionë euro

5). Fernández, të mos vazhdojë më si sekretar teknik.

Pas tre sezoneve që udhëheq sekretariatin teknik të FC Barcelona, ku janë fituar 2 La Liga, 3 Kupa, 1 Champions League, 1 Club Ëorld Cup, 1 Super Cup Evrope dhe 1 Super Cup Spanje, Robert Fernández pritet të largohet pavarësisht trofeve, pasi i përfundon kontrata më 30 qershor. Në pritje për të parë se çfarë do të ndodh me sekretarin teknik, nga klubi kanë hulumtuar disa opsione, përfshirë atë të J Ordi Cruyff, i cili nuk do të vazhdojë si trajner i Maccabi Tel Aviv.

6). Vermaelen vazhdon dhe duhet të vlerësohet Yerry.

Me Pique titullar të padiskutueshëm dhe me vullnetin e Umtitit, duhet të sqarojmë, se çfarë ndodh me dy lojtarët e tjerë të boshtit të mbrojtes: Vermaelen dhe Mina. Belgu ka edhe një vit në kontratën e tij dhe nga klubi duan që ai të respektojë, duke pasur parasysh se këtë sezon ai ka luajtur mirë kur Valverde kishte nevojë. Natyrisht, me Kampionatin Botëror përpara, Barça rrezikon, që ta humbasë. Sa i përket qendrës kolumbiane, vetëm 23 vjeç, Barça duhet të shqyrtojë nëse do ta heqë dorë për të afruar Arthur – duke pasur parasysh, se nuk ka më vende shtesë për lojtar “extra-community”.

7). André Gomes, Aleix Vidal dhe Alcácer, viktima të mundshme.

Duke pritur që drejtuesit të përgatisin listën përfundimtare të ‘viktimave’, sot ata që kanë mundësi të largohen janë André Gomes, Aleix Vidal dhe Paco Alcácer. Do të jetë e nevojshme të shihet se çfarë ndodh me Denis Suárez, i cili insiston të qëndrojë dhe javët e fundit ka patur më shumë rëndësi për Valverde.

8). Huazimet do të përdoren vetëm për të bërë para.

Nga gjashtë lojtarët e Barcelonës në huazim (Munir, Arda, Rafinha, Deulofeu, Douglas dhe Marlon), klubi nuk mendon të afrojë asnjë për sezonin e ardhshëm. Në fakt, ata shpresojnë t’i shesin të gjithë për të bërë para për të paguar përforcimet e reja, veçanërisht për të financuar 100 milionë për Griezmann. Edhe pse Inter synon të ofrojë vetëm 35 milionë euro, klubi nuk do të tërhiqet nga shifra që ka vendosur.

9). Aleñá, Subriá dhe Miranda.

Pavarësisht nga lojtarët që mund të mbërrijnë, Barça gjithashtu dëshiron të promovojë lojtarët e akademisë. Për momentin, i vetmi që do të ngjitet në ekipin e parë do të jetë Carles Aleña. Aleña hodhi poshtë propozimet e milionerëve sezonin e kaluar me qëllim të triumfit në ekipin e parë. Juan Miranda, në anën e majtë, do të jetë i dyti për t’u ngjitur.

10). Në pritje për të përcaktuar përgatitjet para sezonit.

Një çështje tjetër për të vendosur, përveç afrimeve dhe largimeve, është edhe ku do të zhvillohen parapërgatitjet. Për momentin, vetëm dihet se Barça do të përsërisë një turne në Shtetet e Bashkuara, këtë herë në Bregun Perëndimor (Los Anxhelos, Dallas dhe San Francisko) me tre ndeshje midis 28 korrikut dhe 4 gushtit kundër Tottenham, Romës dhe Milanit.

Related posts

Formacionet zyrtare: Real Madrid – Getafe, starton ‘BBC’

Q.Autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Eler mungon për kurbinasit, ja si rreshtohen Laçi e Kukësi

Isa.Autor

NDRYSHIME TË SHUMTA/ Dy lojtarë nga Kombëtarja A dhe një talent nga Benfica, Bushi publikon listën e Shpresave

Delo.autor

Leave a Comment