Futboll Premier League Sport

Tottenham pranë blerjes së super talentit të Barcelonës

Sipas gazetës katalanase Sport, Barcelona pritet të humbasë mesfushorin Riqui Puig teksa thuhet se Tottenham është shumë pranë marrëveshjes.

Kualiteti në La Masia ka rënë në kohët e fundit, por Puig thuhet të jetë një nga talentet më të mirë të akademisë.

Fantazisti 18-vjeçar është titullar në ekipin e parë të të rinjve të Barcelona-s, duke shkëlqyer në UEFA Youth League. Ai madje ka bërë edhe tre paraqitje për ekipin e Barcelona B këtë sezon.

Puig ka një të ardhme të ndritur përpara tij, por ajo mund të jetë larg Barcelona-s, teksa Sport raporton se Tottenham është shumë pranë blerjes së tij.

Kontrata e tij skadon në verë dhe ai nuk ka marrë një ofertë rinovimi nga klubi katalanas, çka ka lejuar trajnerin e Tottenham Pochettino ta rrëmbejë lojtarin.

Ai thuhet të jetë i dashuruar pas Puig, dhe bisedime janë në fazë të avancuar.

Puig do të ishte blerja e parë e Tottenham në merkaton e verës.

Related posts

MOMENT ARGËTUES TEK JUVENTUS-ROMA/ Ronaldo nuk i beson arbitrit, kërkon ta shikojë me sytë e tij (VIDEO)

Delo.autor

E FRIKSHME/ Gol me pasoja: Aksident në tribunë gjatë takimit Eibar-Sevilla

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Shtyhen finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, ja kur do të zhvillohen

Delo.autor

Leave a Comment