Futboll La Liga Sport

Për Messi-n, Neymar te Real do të ishte e tmerrshme, por çfarë thotë Zidane?

I ngacmuar për të komentuar mbi deklaratën e Messit se do të ishte e tmerrshme që të shikonte Neymar me fanellën e Real Madrid, francezi u përgjigj: “Nuk flas për lojtarë që nuk janë në skuadër. Kemi edhe 9 ditë për të luajtur dy ndeshje dhe më pas do të flasim për çfarë të dëshironi. Më herët jo”.

Një fije dyshimi ishte ngritur për formën e Cristiano Ronaldos që pati disa shqetësime, por Zidane është i bindur: “Është në 120% të formës. Duket mirë, është stërvitur normalisht”. Sidoqoftë, pak dhimbje koke Zizou i ka. Nga ato që i duan të gjithë trajnerët. Karim Benzema ishte vendimtar në gjysmëfinalen ndaj Bayern ndërsa Gareth Bale luajti shkëlqyeshëm javën e fundit në kampionat. Cili prej tyre mund të jetë titullar në Kiev? Apo mos ndoshta të dy? “Kjo është diçka e mirë për mua dhe skuadrën. Bale po luan mirë dhe po shënon, por e rëndësishme është që të jenë të gjithë mirë fizikisht. Prandaj më vjen keq për ata që do mbeten jashtë”, thotë Zizou.

Por nuk mund të mos komentojë vendimin përfundimtar të Didier Deschamps për mosgrumbullimin e Karim Benzema. “Kam folur shumë me të lidhur me këtë gjë. Nuk ka ndryshuar asgjë tek situata e tij. Tani duhet të përqendrohet tek pjesa e mbetur e sezonit, por nuk mendoj se do të ndikojë shumë tek ai sepse nuk është diçka e re”.

Në fund edhe dy fjalë për një tjetër francez, Antoine Griezmann, i cili shumë shpejt mund të kalojë te Barcelona. Por për Zidane, ky nuk është problemi i tij. “Nuk kam informacion mbi këtë çështje dhe do të shohim çfarë do të ndodhë. Po flitet shumë por për ne nuk është as mirë as keq”.

Related posts

ZYRTARE/ Tjetër “divorc” tek Milan, mbrojtësi Laxalt transferohet tek skuadra e…

Delo.autor

TRIUMFOJNË KAMPIONËT E ANGLISË/ Skuadra e Guardiolës mposht me përmbysje Leicester

Delo.autor

UEFA ndryshon ligjin, alkool në stadium duke filluar nga ky sezon

Sadik.Autor

Leave a Comment