Futboll Seria A Sport

Totti i rrëfyer nga Totti, tani keni mundësi ta gjeni dhe libër

Një vit për ta shkruar, gjashtë muaj për ta bërë të njohur. Dymbëdhjetë muaj ekzaktësisht që nga dita kur ‘vari këpucët në gozhdë’, Francesco Totti ka zbuluar me anë të një videoje në profilin e tij në rrjetet sociale që, së bashku me gazetarin Paolo Condo, është duke shkruar historinë e jetës së tij “brenda dhe jashtë fushës”. I redaktuar nga shtëpia botuese “Rizzoli”, libri do të dalë në vjeshtë, një vit pas bisedës së parë me Condo-n që për herë të parë ka nisur të punojë me ish-numrin 10 në fund të vitit 2017.

Sekretet – Totti rrëfehet si asnjëherë më parë: në vetën e parë, nga fillimi në fund, nga raportet me Ilary-n deri tek ato me trajnerët dhe shokët e skuadrës (duke përfshirë lidhjen e veçantë me Casano-n), siç bën të ditur shtëpia botuese “Rizzoli” në Twitter, do të jenë të gjithë episodet, madje dhe më të papriturat në jetën private dhe karrierën e paharrueshme të Francesco-s.

Njoftimi – “Jam duke shkruar historinë e jetës time, atë të si futbollist dhe jashtë futbollit” – ka deklaruar ish-kapiteni i Roma-s. “Për mua bëhet fjalë për një projekt shumë të rëndësishëm, pak nga pak do të zbuloj dhe detajet”.

Related posts

SERIE A/ Spalletti përgatit revolucionin te Interi, skemë e re dhe shumë afrime

Sadik.Autor

E ÇUDITSHME/ Nuk ka rikthim të Dani Alves tek Barcelona, La Liga e ndalon për një arsye të veçantë

Delo.autor

Lionel Messi i vendosur/ Nuk e do këtë yll në Barcelonë!

Sadik.Autor

Leave a Comment