Futboll Sport

STATISTIKA/ Atletico e mallkuar, gjen “macen e zezë”…Ronaldon

Qershia mbi tortë e shortit të 1/8-ave të Champions-it, do të kishte qenë sigurisht konfirmimi i përballjes Kristiano Ronaldo-Lionel Mesi. Por gabimi teknik me vendosjen e goglave e zhbëri duelin PSG-Mançester Junajtid.  Për “Djajtë e kuq” rivali i ardhshëm do të jetë Atletiko e Madridit, një skuadër sigurisht e fortë, por jo e kalibrit të Mesit dhe Mbapesë me shokë.

Dhe ajo që i bën edhe më optimistë anglezët është rekordi i numrit të tyre 7 përballë skuadrës së Diego Simeones. Edhe tekniku argjentinas mund të jetë më i kënaqur pas rihedhjes së shortit, pasi goglat e para i rezervuan një rival si Bajerni i Mynihut.

MACJA E ZEZË – Në fakt, çdo duel me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve nga viti 2014 deri në 2019-ën që Atletiko ka humbur, ka ndodhur kundër skuadrave të Kristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez pati një rol vendimtar në finalet e Champions-it në 2014-ën dhe 2016-ën, kur Reali mposhte pikërisht rivalët madrilenë në ato përballje.

36-vjeçari ishte gjithashtu vendimtar kur “Galaktikët” mposhtën rivalët e qytetit në çerekfinalen e 2015-ës, por edhe në gjysmëfinale dy vite më vonë, kur skuadra e Simeones u quajt e mallkuar përballë komshinjve në skenën më të rëndësishme të kontinentit.

Reali i Madridit do të fitonte Ligën e Kampioneve për të tretin vit radhazi dhe katër herë në 5 sezone në 2018— ën. Por në atë vit, Atletiko dështoi që të kalonte përtej fazës së grupeve. CR7 u largua drejt Juventusit në verën e vitit 2018, por ai nuk e humbi frymëzimin me gjigantët italianë që eliminuan Atletikon në raundin e 1/8- ave në sezonin e parë të portugezit në Torino.

Pasi spanjollët triumfuan 2-0 në ndeshjen e parë në Madrid, një version i Kristianos i papërmbajtshëm përmbysi gjithçka në ndeshjen e kthimit me një tripletë, e cila dërgoi në çerekfinale “Zonjën e Vjetër”.

Dy skuadrat u përballën sërish në fazën e grupeve të sezonit 2019-‘20, ku Juve fitoi 1-0 në Torino dhe barazoi 2-2 në “Wanda Metropolitano”. Në 35 përballjet e Ronaldos me “Los Rojiblancos” në gjithë karrierën e tij, portugezi i ka shënuar 25 gola. Ai ka regjistruar 4 tripleta kundër tyre: tregolëshin me fanellën e Juves në 2019-ën në Champions, tripletën në gjysmëfinalen e 2017-ës me fanellën e Realit dhe tre golat në La Liga në derbet e Madridit të sezoneve 2011-‘12 dhe 2016-‘17.

Përballja e tij kundër Atletikos me fanellën e Junajtidit do të jetë e para në karrierë.  Dhe me 6 golat në 5 ndeshjet e tij në grupe këtë sezon, Atletiko është e paralajmëruar.

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE/ Të dyja skuadrat futen në fushë për fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Real-Barcelona: Kupa si objektiv, dy superfuqitë e Spanjës diskutojnë… finalen

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Shakaja pa kripë ndaj mesfushorit Keita, shokët e ekipit e bëjnë të dridhet nga frika (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment