Futboll Sport

Tragjedia në Itali, futbollisti vret të dashurën dhe më pas veten

I riu që goditi të dashurën e tij duke i shkaktuar vdekjen dhe që më pas u vetëvra quhet Federico Zini, i cili nesër do të bënte 25 vjeç, luante në skuadrën e futbollit të Tuttocuoio që militonte në kampionatin e Serie D në Itali. Ai luante prej kohësh në kategorinë e diletantëve në Itali, ndërsa roli i tij ishte sulmues kryesor.

E fejuara e tij, Elisa Amato, 30 vjeçe, jetonte në Prato. Të dy trupat u gjetën brenda një makinë, në një parkim në zonën e Gargozzi. Nga ajo që mësohet nga burimet hetimore, vrasja ka ndodhur në San Miniato në Pisa.

Mësohet se të dy të rinjtë kanë debatuar fillimisht në shtëpinë e vajzës, në Prato, më pas Zini e ka detyruar atë që të shkojë drejt makinës ku i janë drejtuar rrugës për në San Miniato, ku krimi u konsumua. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe ata të mjekësisë ligjore për të analizuar më mirë situatën.

Related posts

GOL ME DORË NË FUNDIN E NDESHJES/ Arbitri e quan të rregullt pavarësisht protestave të shumta, ja rasti (VIDEO)

Delo.autor

48 ORË NGA VENDIMI I “CAS”/ Ja 7 arsyet pse Skënderbeu shpreson tek mrekullia

Delo.autor

SË SHPEJTI ME “SHTËPI” TË RE/ Drejt zyrtarizimit të investimit madhor, Dinamo pranë blerjes së kompleksit stërvitor

Delo.autor

Leave a Comment