Futboll Sport

RUSI 2018/ Boateng punon individualisht për rikthimin

Jerome Boateng edhe ditën e shtunë ka punuar individualisht në qendrën stërvitore të përfaqësueses gjermane.

Teksa 25 lojtarët e tjerë ishin në zonën sportive Rungg nën diellin e bukur të Austrisë, qendërmbrojtësi bavarez ka punuar në mënyrë individuale për dëmtimin muskulor në një zonë të veçuar të qendrës stërvitore.

Ai ka bërë më tepër ushtrime fizike.

Boateng pritet që në javët e ardhshme të bëhet pjesë e grupit dhe të stërvitet normalisht.

Por nëse do të arrijë të jetë gati për ndeshjen e parë të Gjermanisë më 2 qershor, kjo mbetet për t’u parë.

Related posts

Di Francesco entuziast para derbit, komenton edhe Liverpool-in

Sadik.Autor

MOSHA PËR TË ËSHTË THJESHT NJË NUMËR/ Ansi Agolli shkëlqen me një SUPER GOL nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

Mbappe: Neymar qëndron te PSG, lajmet për transferimin e tij te Reali nuk janë të vërteta

Sadik.Autor

Leave a Comment