Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Luftëtari-Laçi. Rezultati 0-2

Laçi luan në transfertë me Luftëtarin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t në Kategorinë Superiore.

Fitorja për të besuarit e Armando Cungut në këtë ndeshje është detyrim dhe do të bëjnë gjithçka për të dalë me 3 pikë nga kjo ndeshje.

Nga ana tjetër Luftëtari që ndodhet në një gjendje të vështirë këtë sezon do të provojë të marrë një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

Pritet që të jetë një sfidë e luftuar, me Laçin që pas fitores me Flamurtarin do të kërkojë të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive.

 

LIVE/ Luftëtari – Laçi 0-2

 

Nuabueze 66′ (p), Xhixha 88′ 

KOMENTI LIVE: 

88′ GOOOOOL LAÇI 0-2/ Kurbinasit dyfishojnë shifrat. Nuabueze shërben bukur për Xhixhën brenda zonës, i cili nuk fal duke mposhtur portierin Qyrani. 

66′ GOOOOL LAÇI 0-1/ Zhbllokohet sfida, Nuabueze tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 

65′ Penallti për Laçin, pas rrëzimit të Nuabuezes brenda zonës pas një dueli ajëror. Protestojnë ashpër futbollistët gjirokastritë ndaj gjyqtarit Kridens Meta. Duka ndëshkohet me karton të verdhë. 

50′ Nuabueze shpërthen bukur dhe lëshon një predhë në hyrje të zonës, por gjuajtja e tij shkon mbi kuadratin e portierit Qyrani.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40’ Lika nga e djathta mundohet të gjejë të papërgatitur Stazhillën me një gjuajtje që shkon drejt trekëndëshit por topi kontrollohet nga portieri.

38’ Goditje nga këndi për Laçin, topi largohet nga mbrojtja por Lushkja në hyrje të zonës provon të gjuajë, pa sukses pasi sfera përfundon jashtë.

28′ Pranë golit Luftëtari me anë të Johan Çelës, i cili provon me një predhë nga distanca, por topi devijohet në këndore nga portieri Stazhilla.

18′ Kurbinasit nuk heqin dorë nga sulmet e vazhdueshme, teksa provojnë herë pas here me Xhixhën dhe Nuabuezen, por për meritë të mbrojtësve dhe portierit Qyrani, porta mbetet e paprekur.

8′ Kurbinasit në kërkim të golit, Greca provon me një gjuajtje të rrezikshme në hyrje të zonës, topi shkon jashtë kuadratit.

1′ Ka nisur sfida!

Related posts

E HABITSHME/ Tenistja SHTANG fansat: Kam 457 ditë PA BËRË SEKS (FOTO) 

Isa.Autor

Tensione në kampin francez, Deschamps kritikon Dembelen

Sadik.Autor

Arsenali shënon gol ndaj Newcastle United

Sadik.Autor

Leave a Comment