Bundesliga Futboll Sport

Trajneri i Schalke është “çmendur”, ka edhe dëshira të tilla…

Fakti që Schalke do të ketë edhe mundësinë për të vizituar stadiume të tilla të njohura në Evropë pas mungesës së një viti është prej meritës së Tedesco në klub. Megjithatë, nuk është vetëm vendi i dytë ai që do të mbahet mend në “Gelsenkirchen”, por edhe largimi nga rivalët e Borussia Dortmundit duke përfunduar mbi ta për herë të parë që nga viti 2015. Një fitore 2-0 në shtëpi ndaj BVB, siguroi që Schalke të përfundojë mbi rivalët e tyre këtë sezon, por është barazimi 4-4 në Dortmund që do të jetojë gjatë në kujtesë.

Nga 4-0 në pjesën e parë, Tedesco karikoi ekipin për të siguruar një nga rikthimet më të mëdha në historinë e Bundesligës. Ishte një rezultat që hapi rrugën drejt Evropës dhe Tedesco e përshkroi si “Thjesht një lojë gjigande. Një ndeshje ku ne kemi ndjerë, se u rritëm si ekip”. Megjithatë, pavarësisht nga suksesi i këtij sezoni Tedesco thotë, se klubi mbetet i qëndrueshëm dhe nuk janë ata që festojnë tepër. “Është një shenjë e klubit që ne e njohim performancën e kundërshtarit kur humbim, por gjithashtu fitojmë me stil. Kjo do të thotë që nuk do të kemi asnjë dyshim dhe ne do të vazhdojmë të tregojmë përulësi dhe modesti”.

Related posts

SHTANGEN “DJAJTË E KUQ”/ Maguiere SKANDALOZ, lojtari i Bournemouth tallet me të (VIDEO)

Delo.autor

PËRFUNDON SËRISH NËN AKUZË/ Courtois: Jam një nga më të mirët, duan të më…

Delo.autor

HISTORIKE NË BORTËROR/ Një arbitre femër do të gjykojë ndeshjen e rivalëve të Shqipërisë

Delo.autor

Leave a Comment