Futboll Seria A Sport

Transferimi i Hysajt kthehet në telenovelë, menaxheri tregon lëvizjet e reja

Mbrojtësi i Napolit, shkodrani Elseid Hysaj është përfshirë javët e fundit nga zërat e merkatos, ku janë të paktën tre skuadra të mëdha angleze të interesuara për të marrë shërbimet e tij. Pagesa prej 50 milion eurosh për kartonin lojtarit që është pjesë edhe e Kombëtares Shqiptare, nuk është problem për ekipe si Chelsea, Liverpool apo edhe Arsenal. Por, kalimi i tij në një nga këto klube është e lidhur ngushtësisht me të ardhmen e trajnerit të Napolit, Sarri. Ai ka marrë ofertë nga Chelsea dhe tre lojtarë që i ka të preferuar mes tyre dhe Hysajt kërkon që t’i marrë me vete. Blutë e Londrës janë gati të paguajnë, por fundi i kampionatit do të zbardhë më shumë në lidhje me këto tratativa.

Menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi duke folur për “Radio Marte”, ka konfirmuar edhe njëherë tjetër se e ardhmja e Hysajt është e lidhur ngushtësisht me atë të trajnerit Sarri. “Për shumë futbollistë mes tyre edhe Hysaj është e rëndësishme që më parë të mësojmë se cila do të jetë e ardhmja e Sarrit. Nëse trajneri do të vendosë që të qëndrojë te Napoli, më parë do të kërkojë edhe mbështetjen e lojtarëve më të mirë që ka në përbërje ekipi dhe Hysaj është një ndër ta.

Ai pa trajnerin Sarri në stol mund të humbasë sigurinë dhe nëse një klub është i gatshëm që të paguajë klauzolën e transferimit të tij, atëherë duhet konsideruar si alternativë. Por, nëse Sarri qëndron atëherë edhe mund të refuzohen ofertat që do të vijnë dhe Hysaj të vazhdojë ne Napolin, por gjithmonë duke rishikuar termat e kontratës që ai ka me klubin”, ka mbyllur menaxheri i futbollistit. Presidenti De Laurentis, ka bërë me dije rreth tre javë më parë, se Hysaj është në planet e së ardhmes dhe kontrata e tij do të rinovohet me një rritje page.

Related posts

VENDOSIN TIFOZËT E REALIT/ Ja kush do të jetë trajneri i ri i kampionëve të Europës

Isa.Autor

 CANA ka anembanë botës fansa, tifozi POLAK emocionon legjendën KUQEZI (FOTO)

Isa.Autor

Lajm fantastik për mesfushorin shqiptar, rikthehet Eros Grezda

Sadik.Autor

Leave a Comment