Futboll Sport

Tre janë rrugët në të ardhmen e Cristiano Ronaldos..

Fjalët e Cristiano Ronaldo kanë tronditur ambientin e Real Madrid. Portugezi ka folur në kohën e kaluar për përvojën e tij me “Los Blancos”. Në këtë mënyrë janë hapur skenare, që as imagjinoheshin para triumfit të Real Madrid në Kiev.

Paris SG dhe Manchester United duket se janë të vetmet skuadra që mund t’i lejojnë vetes të marrin portugezin, por nuk përjashtohet edhe mundësia që ato fjalë janë thënë për të marrë një tjetër maksi-rinovimin nga Real Madrid, të fundit në karrierën dhe më të pasurin.

Le të qartësojmë situatën: “CR7” ka një kontratë deri në vitin 2021 me Real Madrid nga e cila merr 21 milionë euro në sezon, por ai nuk është lojtari më i paguar, i kaluar ndjeshëm nga Messi dhe Neymar dhe duket se kjo i djeg.

Eshtë fituesi i tre edicioneve të fundit të Champions League, golashënuesi më i mirë i kësaj veprimtarie, kësisoj kërkon më shumë para dhe një mënyrë për t’i bërë presion presidentit Perez ishin fjalët e thëna pas ndeshjes, por presidenti spanjoll, pas ndeshjes në Kiev u përgjigj: “Klubi ka rëndësi mbi gjithçka.”

Atëherë ja cilat janë rrugët e Cristiano Ronaldo dhe Real Madrid, ku “divorci” nuk përjashtohet Fenomeni portugez ka një klauzolë prej 1 miliardë euro për prishjen e kontratës, por në realitet vlera e tij është dhjetë herë më e ulët, sepse ka lindur në vitin 1985 dhe së shpejti do të jetë 33 vjeç. Portugezi vlen 120 milionë euro dhe vetëm duke paguar këtë shifër mund të mundësohet transferimi i tij. Ekonomikisht vetëm Paris SG dhe Manchester United mund ta bëjnë këtë sforco.

Parizienët mund të bazojnë gjithçka te numri 7, duke sakrifikuar Neymar, pikërisht për të respektuar rregullat e “fair play financiar”.

Në këto kushte, Manchester United duket se është favorit, nisur nga dëshira e Ronaldo për t’u kthyer në “Old Trafford” dhe bazuar te fakti që ka menaxher të ngjashëm me Jose Mourinho, të famshmin Jorge Mendes. “Djajtë” mund ta shohin si njeriun e duhur për t’i kthyer në majën e Europës.

Pas disa ditësh do ta mësojmë të ardhmen e Ronaldo, sepse ai vetë ka tha: “Shumë shpejt, do të bëj një njoftim të rëndësishëm për të ardhmen time.”

Related posts

Claudio Lotito: Milinkovic-Savic nuk është në shitje

Sadik.Autor

Messi bën formacionin e Barca-s për të fituar Champions vitin tjetër

Sadik.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi: Ka startuar super sfida në Korçë, tifozët injorojnë skuadrën

Isa.Autor

Leave a Comment