Formula 1 Sport

Formula 1/ Monako e mbushur plot me personazhe të njohur (FOTO)

Bota e garave motorike magjeps tifozë të shumtë të këtij sporti, mes tyre edhe personazhe VIP. Çmimi i Madh i Monakosë është kthyer në një paradë të emrave më të njohur të aktrimit, modelimit dhe sportit.

Kamerat fiksuan praninë e modeles së famshme Bella Hadid, aktorit hollivudian Hugh Grant, ish-kapitenit të Romës Francesco Totti, dhe Kris Jenner të serialit më të ndjekur në Amerikë “Keeping Up With the Kardashians”.

Por skuadrat dhe stafet e tyre teknike patën nderin të vizitoheshin dhe nga princi i Monakos Alberti II. Listës së figurave më publike në botë iu shtuan dhe basketbollisti veteran Dwyane Wade dhe aktorët e famshëm të serialit “Game of Thrones” Kit Harrington dhe Liam Cunningham.

Gara e gjashtë e sezonit njohu si fitues australianin e Red Bullit Daniel Ricciardo duke mposhtur në një nga pistat më të njohura dhe më të ndërlikuara në botën e Formula 1 dyshen e kandidatëve për titull Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton, që u renditën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Hamilton ruan sërish vendin e parë në renditjen e pilotëve me 110 pikë, 14 më shumë se gjermani I Ferrarit Vettel

Related posts

BARCELONA-VILLARREAL/ Trajneri Koeman nis me “artilerinë e rëndë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

JUVENTUS-PARMA/ “Zonja e Vjetër” është ende i pamposhtur në kampionat (FORMACIONET ZYRTARE

Delo.autor

Verstappen i kënaqur me podiumin në Kanada, prenoton fitoren në Francë

Sadik.Autor

Leave a Comment