Futboll Sport

Tre lojtarët e Superiores që do vënë në siklet Panuccin

Ka pasur gjithmonë një debat të madh në lidhje me lojtarët e Kategorisë Superiore që nuk grumbullohen për ndeshjet zyrtare të Kombëtares Shqiptare dhe preferohen ata nga jashtë vendit. Të gjihë trajnerët që kanë drejtuar kuqezinjtë e kanë jusitifkuar këtë me faktin se niveli në vendin tonë nuk është shumë i lartë, por ky mentalitet me kalimin e viteve po ndryshon. Trajneri, Christian Panucci do ta ketë shumë të vështirë që në të ardhmen të lërë jashtë vëmendjes minimalisht tre futbollistë që kanë shkëlqyer në Superiore deri më tani dhe do të luajnë jashtë vendit sezonin e ardhshëm, duke plotësuar edhe një nga kushtet e pashkruara për të qenë pjesë e kuqezinjve.

Kristal Abazaj – U grumbullua në ndeshjen miqëosre ndaj Norvegjisë që u luajt në mars, duke i hapur rrugë ndoshta një aktivizimi të gjatë në ekipin Kombëtar, në bazë të moshës së tij të tre që është vetëm 21-vjeç. Me kalimin e tij në fund të sezonit te skuadra e Anderlecht, tekniku italian do ta ketë shumë të vështirë ta lërë jashtë ekipit përfaqësues autorin e 12-të golave në Superiore.

Dejvi Bregu – Me më pak shkëlqim dhe vëmendje se Abazaj, vlonjati ëhstë gjithashtu një nga talentet që me shumë mundësi do i mungojë futbollist shqiptar sezonin e ardhshëm, pasi ofertat në drejtim të tij nga jashtë vendit nuk kanë munguar. Dhe nëse ecuria e tij do të jetë e mirë në skuadrën ku do të luajë, për teknikun e Kombëtares do të jetë një alternativë më shumë.

Sindrit Guri – 16 gola në Superiore dhe lojtari kryesor në sulmin e ekipit kampion në fuqi e bëjnë Gurin një kandidat potencial për grumbullimin në ekipin Kombëtar, gjë e cila deri më tani nuk ka ndodhur. Por, transferimi i tij jashtë vendit në merkaton e verës, do të “detyrojë” deri dikur trajnerin Panucci t’i japë një shans në skuadrën që drejton.

Related posts

LIVE/ Torino-Milan, Starton sfida

Delo.autor

KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA/ Ylli i “Kuqezinjve” afër rinovimit të kontratës për 5 vite, ja emri dhe detajet…

Delo.autor

FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN/ Shërohet dhe “Perandori” nga COVID-19: Më besoni, s’ishte e lehtë!

Delo.autor

Leave a Comment