Sport Të tjera

Daniel Godelli nuk duron më, mesazh i qartë për KOKSH-in

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka vendosur që Shqipëria të mos përfaqësohet në “Lojërat Mesdhetare Tarragon 2018” në sportin e peshëngritjes dhe arsyeja e këtij vendimi lidhet me skandalet që ky sport ka pasur, pasi janë disa sportistë që kanë dalë pozitive në testet anti-doping. Briken Calja ka kundërshtuar menjëherë këtë vendim të marrë, ndërkohë që tanimë një tjetër peshëngritës, Daniel Godelli, kampion i dyfishtë në Lojërat Mesdhetare, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të KOKSH.

“Jam kampion i dyfishtë në fuqi dhe rekordmen i lojërave mesdhetare dhe na ndajnë vetëm 53 dit nga fillimi i ‘Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018’, por e besueshme apo jo, peshëngritja shqiptare është e përjashtuar nga Lojrat Mesdhetare. Por gjëja me e çuditshme nuk është kjo, është fakti që e drejta i është hequr nga vet Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe jo nga ndërkombëtarët.

Një vendim i pabazuar në asnjë ligj kombëtar ose ndërkombëtar. Thonë se e ka vendosur kryesia e KOKSH, por kryesia s’mund të hedhë djersën dhe mundin ton dëm, për më tepër pa te drejtë”, shkruan Godelli në llogarinë e tij në “Facebook”.

Peshëngritësi peqinas nuk ndalet me kaq, teksa hedh edhe akuza të forta dhe paralajmëron drejtuesit e KOKSH për të që po bëjnë. “Stërvitemi shumë,lodhemi shumë, nuk kemi asgjë të siguruar dhe asnjë mbështetje dhe si të mos mjaftonin këto, nuk na lënë të ngremë flamurin tonë, të bëjmë çka dimë më mirë të bëjmë. Sekretari i KOKSH e ka privatizuar postin dhe pa pikën e sedrës del e gjykon pa të drejtë. Nëse kanë marr këtë vendim kaq të egër për peshëngritjen, do kenë pasoja dhe s’do i përdorin më ato lekë që vjedhin prej vitesh nga djersa e sportistëve. E dimë shumë mirë që KOKSH është institucion i pavarur, ama nëse shteti jonë do që mos i dëmtohet imazhi, duhet ta fillojnë tek krerët e institucioneve, jo tek sportistët, që në 2018 akoma punojnë në të zezë, pa siguracione. Nëse KOKSH nuk e ka kuptuar akoma rëndësinë e peshëngritjes, do u japim zotit sekretar dhe zotit president të varin në qafë gjithë ato medalje ndërkombëtare që peshëngritja ka marrë dhe shohim nëse do e ngrenë me kokën këta komunistë paragjykues e egoistë. Ju sugjeroj të mendoheni mirë për veprimet që do të kryeni”, përfundon Godelli.

Related posts

“AROMË” CHAMPIONSI NË LIGËN E EUROPËS/ Shorti i “pamëshirshëm” me Napolin

F.autor

“UNË NUK JAM QEN ROJE, POR TRAJNER”/ Allegri prish vendimin e klubit me Juventusin

Delo.autor

EKIPI I TIJ FITON PËR HERË TË PARË/ Maradona çmend rrjetin me kërcimin që bën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment