Sport Të tjera

Tronditet atletika, Asbel Kiprop ka përdorur doping

Dopingu godet sërish mbretëreshën e sporteve, atletikën. Në rrjetën e testeve antidoping bie një emër shumë i rëndësishëm, keniani Asbel Kiprop, fitues i medaljes së artë në Olimpiadën e Pekin dhe tri herë kampion i botës në garën e 1500 metrave. Atleti afrikan ka rezultuar pozitiv me substancën e ndaluar EPO, pas kontrollit që iu nënshtrua në dhjetor të vitit të kaluar.

Lajmi rreth pozitivitetit të një emri shumë të rëndësishëm qarkullonte prej ditësh, por vetëm këtë të enjte është mësuar se bëhet fjalë për Asbel Kiprop, që konsiderohet një prej më të mëdhenjve të dekadës së fundit.

Kiprop, sapo mori lajmin, reagoi duke u hedhur menjëherë në kundërsulm:

“Lexoj se kam dalë pozitiv në testet antidoping. Mund të them se kam qenë gjithmonë në linjën e parë në luftën kundër dopingut. E si mund të shkatërroj gjithçka kam arritur në nivel ndërkombëtar që nga viti 2007? Shpresoj me gjithë zemër se do të arrij të tregoj se jam një atlet i pastër.”

Pavarësisht një dënimi të mundshëm, vështirë se kenianit do t’i hiqen medaljet e fituara. Kiprop nuk do të merrte pjesë as në etapën e parë të Diamond League, që do të zhvillohej në Doha.

Related posts

Manchester United – Arsenal, formacionet e mundshme të supersfidës angleze

Sadik.Autor

Sporti bashkon Shqipërinë dhe Kosovën (FOTO)

Q.Autor

MERKATO E VERËS/ Interi dhe Roma po punojnë për shkëmbimin e bujshëm me lojtarët…

Delo.autor

Leave a Comment