Futboll Sport

U la jashtë kombëtares, tifozët belg firmosin peticion për ta rikthyer

Mbi 10,000 tifozë të Belgjikës kanë nënshkruar një peticion për mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan që të thirret në kombëtaren belge për Kupën e Botës.

Organizator i këtij tubimi ishte një mbështetës i Manchester United, i cili mendoi të merrte gjërat në duart e veta për të afruar në kombëtare mesfushorin e verdhekuqve..

“Belgjika ka nevojë për Radja në Kupën e Botës në Rusi! Një nga lojtarët më të mirë dhe më të rëndësishëm të ekipit belg! Lexoni lutjen për Change.org.

“Trajneri privon një komb të tërë për një prej lojtarëve më të mirë të tij. Kjo nuk është normale!”-ishin disa nga parullat e mbështetësve të Nainggolan.

Mesfushori 30 vjeçar u la jashtë Botërorit të Rusisë nga tekniku i Belgjikës Roberto Martinez, vendim që bëri që Nainggolan të mendonte pensionimin nga kombëtarja.

Related posts

SHKARKIMI I MOURINHOS/ Trajneri portugez largohet nga një klub në sezonin e tij të tretë, për këtë arsye…

Isa.Autor

Herdi Prenga dhe Bujar Lika: Krenari, të luash për Shqipërinë

Sadik.Autor

MANCHESTER CITY-LYON/ Guardiola ndryshon mesfushën, Garsias do tentojë mrekullinë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment