Futboll Sport

U largua me lot në sy, Casillias: I falënderoj, por nuk më mungon Real Madridi

Iker Casillias në verën e vitit 2015 u detyrua të largohej nga Real Madrid, me portierin i cili nuk i kurseu dot lotët pasi iu ‘dhanë duart’ pa asnjë ceremoni, duke patur parasysh se ai kishte rregjistruar 510 ndeshje me klubin ‘galaktik’.

 

Nga ajo kohë kanë kaluar gati 3 vite të cilat spanjolli ia ka kushtuar Porto-s, aty ku thotë se është i lumtur. Në një intervistë të fundit të dhënë për “El Laguero”, 36-vjeçari shprehet se nuk i mungon Real Madrid.

 

“Në fakt Real Madridi nuk më mungon pasi është pjesë e së kaluarës dhe si e tillë duhet të lihet pas. Unë i jam mirënjohës Realit për gjithçka që ka bërë për mua sepse më ka mundësuar të luaj ndeshje të mëdha, të fitoj shumë tituj dhe të luaj për Kombëtaren.

Jam ende një tifoz i Realit dhe si i tillë e shijoj çdo ndeshje që luajnë, madje mund të them se kam një emocion tepër pozitiv kur ata fitojnë”, u shpreh Casillias.

Related posts

Pavarësisht dëmtimeve të shumta, Zidani e lë në shtëpi Dani Ceballos – rikthehet Marcelo

Q.Autor

PUBLIKOHET TOP-11/ Tifozët injorojnë Messi-n, zgjedhin më të mirin dhe më të keqin e La Liga-s

Delo.autor

E BUJSHME/ Al Nassr i Ronaldos i dërgon ofertë Al Ittihad-it për mbrojtësin kuqezi Mario Mitaj…

F.autor

Leave a Comment