Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Verstappen optimist: Red Bull e mirëbalancuar, gara e parë është testi i vërtetë

Pasi braktisi numrin 33, kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen, zbriti në pistën e Barcelonës për testet e para dimërore me numrin 1 në njëvendëshen e tij. Piloti i Red Bull testoi makinën austriake me shpresën që këtë sezon të mbrojë titullin fituar mes shumë polemikave tri muaj më parë.

“Gjithçka funksionoi mirë gjatë këtyre provave dhe isha komod në makinë. Nuk më interesojnë kohët e dhëna gjatë ktyre testeve, ato do t’i shoh gjatë provave zyrtare në garën e parë. Makina është e balancuar mirë dhe bilanci i këtyre testeve të para është pozitiv”, u shpreh Max Verstappen, që dha kohën e katërt.

“Mendoj se këto makina janë një hap përpara krahasuar me ato të vjetrat, ndërkohë që mund të qëndrosh më pranë makinës që ke përpara. Vetëm në Bahrein, para garës së parë, kur edhe serbatori të jetë plot do të shohim se si do të sillet makina. Gjithsesi, ndjesia e parë ishte pozitive”, tha Verstappen.

Related posts

E BUJSHME/ Për herë të parë flet Solari: Ju tregoj gjendjen e lojtarëve të Realit

Isa.Autor

CONTE GATI TË RIKTHEHET NË STOL/ Klubi i Premier Legue i bën ofertë zyrtare ish-trajnerit të Interit

Delo.autor

Frymëzuese, Jakson Follmann shënon gol me këmbën e tij protezë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment