Futboll Premier League Sport

Uli Hoeness kapet me Mourinho-n dhe e akuzon: Ai është arsyeja qe Man. Utd nuk ka sukses….

Presidenti i klubit gjerman Bayern Munich, Uli Hoeness e ka kritikuar ashpër menaxherin e tanishëm të Djajve të kuq duke thënë se ai ka dështuar për ta përmirësuar skuadrën nga Old Trafford

Presidenti i Bayern Munih, Uli Hoeness ka pasur kritika të ashpra kundër Jose Mourinhos pasi që ai e konsideron vetën si një “superstar” dhe nuk koncentrohet në zhvillimin e skuadrës së tij.

Mourinho gjatë gjithë kohës sa është në Manchester është parë shpesh duke kritikuar disa talenta të kësaj skuadre si; Anthony Martial, Luke Shaë dhe Paul Pogba”.

“A dëshironi që unë të flas për çmimin e tyre, apo rrogat e tyre, apo fytyrat e tyre të bukura? E vetmja mënyrë që ata ta tregojnë veten është paraqitja e tyre”, kishte thënë në një konferencë për shtyp Mourinho.

Por, shefi i Bayernit, Hoeness, është tallur me Mourinhon dhe aftësitë e tij menaxheriale duke thënë se ai më shumë ka dëshirë ta vë veten në qendër të vëmendjes se sa skuadrën.

“Duhet të jeni të sigurt se ju nuk jeni super yll si trajner, por jeni dikush që punon për një grup lojtarësh”, tha Hoenes.

“Po e marrë një shembull në futboll: Jose Mourinho në Manchester United është superstar. Por, ai nuk është në atë klub për këtë gjë. Gjithçka është e fokusuar rreth tij dhe ai dëshiron ta bëj këtë”, ka thënë në fund gjermani.

Related posts

PREKËSE/ JUVENTUSI nuk ka më “HD”, vjen mesazhi MALLËNGJYES i DYBALËS (FOTO)

Isa.Autor

Kupa e Botës/ Publikohen formacionet zyrtare të takimit Kroaci-Nigeri

Sadik.Autor

​SANCHEZ NË SEANCË STËRVITORE/ Shkon duke dëgjuar këngën “Më në fund jemi të lirë” (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment