Futboll La Liga Sport

BARCELONA FITON GOLA DHE PARA/ Ja avantazhet dhe disavantazhet për qëndrimin e Messit

Qëndrimi i Leo Mesit te Barcelona ka të mirat e veta dhe anët negative. Gazeta “MARCA” i zbulon ato, të cilat mund t’i lexoni më poshtë.

AVANTAZHET

Gola dhe asiste – Rëndësia e tij në lojën e Barcelonës është e padiskutueshme. Nuk ka asnjë futbollist tjetër në skuadrën e Barcelonës që të ketë kaq shumë influencë në aspektin sulmues si argjentinasi. Në sezonin 2019-2020 ai “firmosi” 31 gola dhe parakaloi Ksavi Hernandezin për asiste në një sezon. Do t’i garantonte Barcelonës të paktën 40 gola për sezon.

STABILITET – Të “prangosësh” Lionel Mesin në “Camp Nou” do të thotë oksigjen për Bartomeun. Presidenti po jeton momentin më të vështirë të mandatit të tij dhe kritikat që ka marrë janë qenë të shumta. Nëse Mesi do të largohej, atëherë tërmeti te Barcelona do të ishte i madh në zyra, por edhe në shkallët e stadiumit nëse do të rikthehen tifozët. Por qëndrimi jep pak qetësi… edhe pse nuk mjafton.

MARKETING – Markat e njohura e dashurojnë Lionel Mesin. Të ardhurat nga prezenca e sulmuesit argjentinas në “Camp Nou” janë më të lartat se çdo futbollist tjetër i skuadrës. Barcelona do të përfitonte nga imazhi i tij dhe më shumë se kurrë katalanasit e duan atë për të mbushur arkat në këtë kohë pandemie.

PËRFITIM SPORTIV – Të ndërtosh një grup kompetitiv është shumë herë më e lehtë kur ke Leo Mesin pjesë të projektit. Nuk janë pak futbollistët në botë që duan të luajnë me më të mirin. Leo, pavarësisht se është 33 vjeç, ka ende shumë për të dhënë në fushën e lojës. Për shembull, prezenca e tij mund të jetë një armë për të firmosur me Lautaron.

mESI

DISAVANTAZHET

FONDI I PAGAVE – Të kesh më të mirin në botë në skuadër është diçka që ka çmim të lartë dhe Barcelona në këto momente ka vështirësi në aspektin ekonomik. Rroga e Leo Mesit është më e larta në skuadër dhe kjo do të pengojë drejtuesit që të lëvizin në merkato. Drejtuesit nuk munden kurrsesi t’i kërkojnë sakrificë Mesit në këtë aspekt.

S’KA REVOLUCION – Cikli i Lionel Mesit te Barcelona nuk është i përjetshëm. Mund të përfundojë tani apo vitin që vjen. Në këtë rast, prezenca e tij në skuadër mund të vështirësojë rimodelimin që kishte në mend Kuman. Ai ka vendosur që Vidal, Rakitiç dhe Suarez të largohen, por ky i fundit mund të qëndrojë.

NDRYSHON LOJA – Ndikimi i argjentinasit në lojën e Barcelonës është i dukshëm. Pa Mesin, Kuman mund të ndërtonte një grup të fortë dhe që nuk varej nga individët, por Leo do të jetë sërish figura qendrore e skuadrës dhe e lojës. Barcelona do të varet sërish nga ai dhe do t’i kishte sytë gjithmonë nga Leo për t’i zgjidhur ndeshjet.

REAGIMI I TIFOZËVE – Leo Mesi është një idhull në “Camp Nou” dhe pa diskutim futbollisti më i madh që ka luajtur te Barcelona në kohët e fundit. Por kjo nuk do të thotë që disa prej tifozëve të mos e fërshëllejnë. Sjellja e tij e ditëve të fundit nuk është pëlqyer nga të gjithë.

Related posts

“DO MË PËLQENTE TË…”/ Befason Joshua, pas revanshit shënjestron duelin me Wilder dhe jo atë me Fury

Delo.autor

Playboy Rusi zbulon “formacionin” për Kupën e Botës (FOTO)

Sadik.Autor

E BUJSHME/ 7 klubet e Serisë A kërkojnë largimin e presidentit të federates italiane, ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment