Futboll Sport

Uruguai i “frikshëm”/ Sulmuesit e kombëtares latine kanë shënuar 92 gola

Botërori do më pak se 3 javë të ngrejë siparin në Rusi dhe të gjithë po presin me padurim këtë kompeticion. Një prej përfaqëuseseve që në vazhdimësi paraqitet mirë në Botëror është edhe Uruguaji. Kombëtarja latine që e ka fituar edhe dy herë Kupën e Botës premton për një Botëror në nivele të larta edhe në Rusi.

Ndoshta lojtarët e kombëtares së Uruguajit nuk janë më të mirët në Botë, por ‘celeste’ ka një sulm që mund t’ia ketë zili kushdo. Në sezonin që sapo u mbyll në Europë sulmuesi e Uruguait kanë shënuar 92 gola. Me të vërtetë shifra të frikshme këto të sulmuesve uruguajanë.

Edinson Cavani ka shënuar 28 gola me PSG, Luis Suarez 25 me Barcelonen, Christian Stuani 21 me Gironan dhe Maxi Gomez 17 me Celta Vigon. 23 gola për kokë nëqoftëse i ndajmë me një mesatare. Shifra të mëdha për sulmuesit e Uruguait që do mundohen që një formë të tillë që kanë treguar gjatë sezonit ta shfaqin edhe në Rusi këtë verë.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

NDRYSHIME NË LISTËN E KOMBËTARES/ Reja grumbullon edhe kapitenin e Partizanit…

Delo.autor

“PLAS” SI NË FILMA/ Pistoleta në kokë menaxherit të Armando Sadikut pas… (VIDEO)

F.autor

Allegri: Ronaldo është inteligjent, por në Serinë A mbrojtja është shkollë

Isa.Autor

Leave a Comment