Futboll Sport

Valon Berisha, “xhevahiri” që po çmend Austrinë drejt një klubi të madh

Kur Valon Berisha shënon dhe fillon të festojë golin, ai hap krahët e tij para gjoksit, sikur në një ekstazë, përhap gishtërinjtë dhe lëviz duart ngadalë e pa problem, ashtu si krahët, lart e poshtë. Gjesti i kujton krahët e një shqiponje. Një shqiponjë, si ajo e zeza me një sfond të kuq, e cila, gjithashtu, zbukuron flamurin shqiptar.

Prindërit e Valon Berishës janë nga Kosova dhe u arratisën në Skandinavi para lindjes së djalit. “Shtëpi do të thotë familje për mua, – thotë ai. – Në zemër, ajo është gjithmonë afër meje, sepse pa mbështetjen e saj, unë nuk do të isha aty ku jam sot”.

Një nga tregimet prapa “mrekullisë së Salzburgut” të mirënjohur është edhe ajo e motorrit të mesfushës, Valon Berisha. Është historia e një ish-fëmije refugjat, që nga kushtet modeste, shumë të pasigurta, tani është gati për të pushtuar botën shumë të madhe të futbollit.

I angazhuar nga klubi norvegjez, Viking Stavanger, gjashtë vite më parë, Berisha, tani 25 vjeç, është zhvilluar në një nga lojtarët më të qëndrueshëm në Budesligën Austriake, si pjesë e Red Bull Salzburg.

Por, pasi klubi i Mateschitz (pronari i RedBull) marshoi deri në gjysmëfinale të Ligës së Europës, klubet më të mira, të tillë si Liverpool, apo të tjerë nga Gjermania dhe Italia, u bënë të vetëdijshëm për lojtarin teknik. Nëse tarifa e transferimit është e lartë, atëherë një ndryshim joshës për lojtarin dhe klubin në merkaton e verës është i sigurtë.

Berisha është lojtari i huaj me më shumë ndeshje në ekipin e Salzburgut, me 167 të tilla. 5 herë kampion radhazi dhe fitues i 4 Kupave të Austrisë radhazi. 2 herë “Lojtari i Vitit” në Kosovë. Berisha zbulon edhe një fakt tjetër. Ai nuk do të jetë pjesë e Kosovës në miqësoret e radhës, njëra prej të cilave ndaj Shqipërisë, në tokën zvicerane, sepse është i dëmtuar në kavilje.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ “Të Kuqtë” dhe Manchester City në “luftë” për titullin, ja ndeshjet e vështira që të çojnë tek trofeu

Delo.autor

HABIT GATTUSO/ Ndihem si PRESIDENT, MAGAZINIER dhe shumë më tepër tek MILANI

Isa.Autor

ËSHTË TIFOZE E “ZJARRTË” E ROMËS/ Bukuroshja super seksi ekspozon të pasmet në “Instagram” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment