Futboll Seria A Sport

Pas ngjitjes në Serinë A, Parma shpalos objektivin dhe konfirmon trajnerin

Parma arriti të rikthehet në Serinë A pas 3 sezonesh mungesë, gjatë të cilave iu desh të ngjitet nga Seria D, ku shkoi për shkak të falimentit, në ligën e më të mirëve. Drejtori Sportiv i skuadrës verdheblu konfirmoi trajnerin D’Averssa edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa foli edhe për synimet e skuadrës, që fillimisht do të kërkojë të mbetet në Serinë A.

“Roberto D’Averssa do të mbetet trajneri ynë edhe në Serinë A, pasi besojmë plotësisht te puna dhe aftësitë e tij. Do të kërkojmë të afrojmë ndonjë lojtar me eksperiencë, për pa e tepruar me shpenzimet. Synimi ynë është që të garantojmë sa më shpejt qëndrimin në Serinë A dhe vetëm nga vera e 2019-ës do të mendojmë për t’u ngjitur në gjysmën e parë të tabelës”, deklaroi Faggiano.

Drejtori Sportiv i emilianëve pranoi se tifozëria e Parmës ka pritshmëri të tjera, por theksoi se vendimet duhen marrë me mendje dhe jo me zemër, pasi rrezikohet i njëjti kolaps financiar, nëse bëhen hapa të gabuar.

Related posts

SFIDA ANGLI-SHQIPËRI/ Zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi. UEFA dërgon njeriun e polemikave në Serinë A

Delo.autor

SPANJË-GREQI/ “La Roja” kërkon fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ De Biasi injekton shpirtin e garës, ylli azer e lë në baltë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment