Futboll Sport

Vettel: Pista e Monaco-s nuk është “një fitore e detyruar” për Ferrarin

Sebastian Vettel këmbëngul se GP i Monaco-s nuk është “një fitore e detyruar ” për të dhe Ferrarin ndërsa sfida e tyre për të fituar kampionatin është në rrugë të mbarë.

Gjermani fitoi dy garat e para të sezonit, por nuk ka qenë në podium prej kohësh dhe ka parë si një epërsi prej 17 pikësh në krye të kampionatit botëror të shndërrohet në një deficit të ngjashëm me Lewis Hamilton.

“Ne po vijmë këtu sepse duam të fitojmë, jo sepse ne duhet të fitojmë. Kjo për mua është një ndryshim i madh,”-tha Vettel për Sky Sports F1.

“Ne duam të fitojmë dhe fitorja është afër. Mendoj se Red Bull duhet të jetë më i fortë këtu, sidomos të shtunën, kështu që do të shohim,”-shkruan Sky Sport.

Sidoqoftë, Vettel pranoi se gara mund të konsiderohet jetësore sepse nëse Hamilton fiton këtë garë është më afër titullit kampion, dhe Vettel humbet shansin e titullit botëror të pestë.

Ferrari ka pasur fundjavën e tyre më të vështirë të F1 2018 deri më tani në garën e Spanjës pasi nuk arriti të marrë një makinë në rreshtin e parë dhe më pas vuajti ne konsumimin e tepërt të gomave, Vettel u kthye në vendin e katërt, ndërsa Kimi Raikkonen u tërhoq nga gara për shkak të një problemi motorik.

Related posts

VIDEO/ Gafa e vitit në Greqi, futbollisti nuk shënon me portën bosh

Q.Autor

TRIUMFI I 24-T NË KARRIERËN E TIJ/ Joshua mbron titujt kampionë, mposht Pulev me “KO” në raundin e 9-të (VIDEO)

Delo.autor

“LOS BLANCOS” NIS PËRGATIJET/ Ramos dhuron “show” në stërvitje, leksion sulmuesve të Realit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment