Futboll Sport

Vllaznia gati për ndeshjen e fundit të sezonit, te shkodranët mund të ketë 3 mungesa

Vllaznia po përgatitet për ndeshjen e fundit të sezonit ku do udhëtojë drejt Korçës për tu ndeshur me Skënderbeun. Shkodranët janë në ‘fije të perit’ dhe përveç fitores së tyre për të mbijetuar në Superligë duhet edhe një ndalesë e Kamzes kundër Partizanit. Për ndeshjen në Korçë ditën e nesërme, Vllaznia duket se do ketë mungesa.

Ribaj, Bardulla dhe Orelesi kanë shfaqur probleme fizike në seancën e fundit stërvitore. Të tre futbollistët nuk janë në formën e tyre optimale dhe me shumë mundësi nuk do jenë pjesë e ekipit kundër bardhekuqve. Megjithatë kjo pritet të mos ndikojë te skuadra pasi asnjëri prej lojtarëve nuk ishte i projektuar si titullar për ndeshjen e nesërme.

Related posts

“KUKËSI, RIVAL PËR TITULLIN KAMPION”/ Shehi: Nëse Tirana vazhdon me këtë ecuri…

Delo.autor

SITUATË E VËSHTIRË TEK “ZIKALTËRIT”/ Dëmtohet rëndë Nainggolan në stërvitje, ja sa do të mungojë

Delo.autor

SËRISH TENSION TEK INTERI/ Wanda provokon: Icardi, ligësi nga brenda skuadrës

Delo.autor

Leave a Comment