Futboll Seria A Sport

INVESTIM PREJ 13 MILIONË EUROSH/ Shikoni hotelin e ri të Ronaldos në mes të Madridit (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka arsye për të buzëqeshur.

Përveçse fitoi Kupën e Italisë, ai ka shtuar një arritje tjetër në Madrid. CR7-ta është në pritje të hapjes së hoteli i tij Pestana CR7 Gran Vía Madrid, një investim prej 13 milion eurosh në një nga qytetet ku ai ka rritur trashëgiminë e tij si futbollist. Hoteli do të hapet më 7 qershor.

Pandemia e koronavirusit vonoi punimet e këtij hoteli luksoz. Ky do të jetë gjithashtu hoteli i parë i firmës Pestana CR7 Lifestyle Hotels që do të instalohet jashtë Portugalisë, pas atyre të ndërtuara në Lisbonë dhe Funchal. Hoteli i ri i Cristianos ka 168 dhoma në 10 kate, me një bar-tarracë, një dhomë me diell me një pishinë.

Gjithashtu ka edhe një palestër me një program stërvitje dhe aktivitete të tjera sportive. Është menduar edhe për ata që nuk qëndrojnë në hotel. Në katin e 9-të të hotelit është një hapësirë e hapur për publikun, teksa ndodhet një piceri, një bar sportiv dhe një çati me pamje 360º të Madridit.

Related posts

ÇUDI/ “Rekord”, futbollisti rus “leksion” spanjollëve për pasimin e topave

Isa.Autor

Flet nëna e Dani Alves: Jemi të shkatërruar që po humbet Botërorin

Sadik.Autor

OPERACIONI I SHEKULLIT/ Të gjithë në sulm për Mbappe, në garë edhe skuadrat e mëdha angleze

F.autor

Leave a Comment