Sport

Will Smith, Era Istrefi dhe Nicky Jam do të performojnë këngën zyrtare të Kupës së Botërorit

Shtëpia diskografike Diplo, po punon më vijën melodike që supozohet të lançohet këtë të premte, bazuar në parashikimet e Billboard.

 

Uill Smith ka vendosur t’i kthehet sërish muzikës, duke e rifilluar me rregjistrimin e himnit të Kupës Botërore 2018 me Nicky Jam dhe me këngëtaren e popit nga Kosova, Era Istrefin.

 

Sipas Billboard dhe publikimeve të lajmeve të tjera, lançimi i kësaj kënge do të bëhet me datë 25 maj, dhe shtëpia diskografike që e ka marë përsipër është Diplo.

Kënga zyrtare e Kupës së Botërorit performohet zakonisht në fillim ose në fund të ceremonisë. Pitbull dhe Jennifer Lopez performuan We Are One në hyrje të ceremonisë së 2014-s ndërsa Shakira me Waka Waka, e mbylli këtë kompeticion në 2010-n.

Në fillim të këtij muaji, një zëdhënës i FA konfirmoi se nuk do të kishte këngë zyrtare për ekipin e Anglisë. Këngët e mëparshme zyrtare përfshijnë World in Motion nga New Order në vitin 1990, World at Your Feet by Embrace në vitin 2006 dhe një version i riprodhuar i Take That’s Greatest Day në 2014. Viti me himnin më popullor të Kupës së Botës në Mbretërinë e Bashkuar mbetet 1998, në Topin e Botës, të interpretuar nga Ian Mçulloch, Spice Girls dhe të tjerë – duke arritur në Top 10, por duke u lënë në hije nga gjurmët e këngës jozyrtare Vindaloo nga Fat Les.

Related posts

David Alaba shokon me  deklaratën e tij pas eliminimit të Bayernit

Sadik.Autor

MERKATO E “ZJARRTË” NË VERË/ Tottenham gati të për Dybala shifrën “faraonike”…

Delo.autor

IKARDI DREJT SERISË A? Buzqesh Interi, ja shuma e majme që zikaltrit do të përfitojnë në rast transferimi

Delo.autor

Leave a Comment