Futboll Sport

GOLAT/ Real Madrid përmbys 1-2 Valencian në limite dhe merr kreun e La Ligas, Vinicius del me karton të kuq

Real Madrid është në krye të La Ligas në Spanjë. “Galaktikët” fituan 1-2 me përmbysje ndeshjen e prapambetur (java 12) kundër Valencias në “Mestalla” dhe pas 19 javësh mbajnë kreun e renditjes, të kërcënuar nga Atletico Madrid me një ndeshje më pak.

Në Valencia ndeshja nisi me falenderime për gjestin e dhurimit të 1 milionë eurove nga Real Madrid pas përmbytjeve në qytet disa muaj më parë. Më pas ishte radha e fushës për protagonistët e saj.

Pas 27 minutave lojë Hugo Duro kaloi në epërsi Valencian duke shokuar miqtë dhe Ancelottin. Megjithë përpjekjet pjesa e parë u mbyll në avantazhin e vendasve. Fraksioni i dytë nisi mirë për “Galaktikët” që shpërdoruan penalltinë me Bellingham në minutën e 55-të. Topi i goditur nga anglezi u stampua në shyllën e majtë pingule të portierit Dimitrievski.

Në të 79 minutë Vinicius bëri një gjest aspak sportiv dhe arbitri Soto Grado i tregoi dhomën e zhveshjeve para kohe. Kur u duk se madrilenët “u fikën”, ishte Bellingham që asistoi për Modric, me veteranin kroat që barazoi shifrat pesë minuta para fundit. Modric ishte hedhur në fushë nga Ancelotti vetëm pesë minuta para golit.

“Mbretërorët” nuk u pajtuan vetëm me barazimin dhe në shtesën e pestë kaluan në epërsi me Bellingham. Mesfushori tregoi sa vlen për këtë ekip duke shlyer edhe gabimin e penalltisë.

Me 43 pikë Real Madrid mban kreun e La Ligas, dy pikë më shumë se Atletico që ka një ndeshje më pak. Barcelona me 38 pikë dhe Bilbao me 36 plotësojnë katërshen e parë.

Related posts

SPEKTAKËL DHE POLEMIKA/ “Los Blancos” fiton derbin me Atleticon dhe shkruan historinë në “Wanda Metropolitano”

Delo.autor

FITORJA E ARGJENTINËS/ Icardi dhe Dybala gjejnë golat e parë me kombëtaren

Isa.Autor

PREZANTON PROJEKTIN PËR STADIUMIN E RI/ Flet Presidenti i “Kuqezinjve”: Ja pse kemi zgjedhur ta ndërtojmë me Interin

Delo.autor

Leave a Comment