Champions League Futboll Sport

Xabi Alonso analizon finalen dhe tregon anën e dobët të Liverpool

Xabi Alonso beson se lojtarët e Jurgen Klopp duhet të kontrollojnë emocionet e tyre që Liverpool-i të ketë ndonjë shans për të mundur Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve. Mesfushori legjendar shënoi golin e barazimit dramatik të Liverpool-it kundër AC Milan në vitin 2005, në atë që është triumfi më i fundit i “Reds” në skenën evropiane.

Më pas Alonso u bashkua me Real Madridin dhe spanjolli shtoi në palmaresin e tij edhe një tjetër medalje të fituesit të Ligës së Kampioneve, pasi gjigantët e La Ligas fituan trofeun në vitin 2014 kundër Atletico Madrid. Duke pyetur për shanset e të besuarve të Klopp kundër “Los Blancos” në Kiev, Alonso i tha “AFP”: “Ata duhet të përgatiten shumë mirë për ndeshjen sepse Real Madridi ka një eksperiencë shumë të madhe në këtë kompeticion”.

“Për të gjithë lojtarët e Liverpool-it do të jetë finalja e parë e Ligës së Kampionëve. Ata duhet të merren me anën emocionale që është pothuajse aq e rëndësishme sa edhe ajo tekniko-taktike. Nëse ata mund të marrin ekuilibrin e duhur mes emocioneve dhe motivimit, kjo do të jetë mënyra e duhur për t’iu afruar trofeut. Ish-mesfushori i Bayern beson se “Los Blancos” duhet të kenë kujdes repartin e sulmit të Liverpool-it në “Olimpiyskiy Stadium”.

“Sa herë që ata kanë hapësirë, Reali duhet t’i kontrollojë ato”, tha legjenda e Spanjës. “Ata janë në gjendje të sulmojnë në mes të fushës, ata mund të lidhen shumë mirë me pasimet e shkurtra, ato kombinohen shumë mirë. Padyshim sulmi është një nga pikat më të forta të Liverpool-it në këtë moment”, shtoi ai. Zinedine Zidane kërkon trofeun e tretë radhazi të Champions League ndërsa ky do të ishte i katërti për “Los Blancos” në katër vitet e fundit.

Related posts

I MUNDI NË MIQËSORE/ Tite i përgjigjet Trumpit: Duhet të mësosh historinë, ne kemi…

Isa.Autor

“SIGURISHT QË DO TA DOJA NË SKUADËR”/ Mbrojtësi Ramos: Messi do të na ndihmonte të fitonim…

Delo.autor

MERRET VENDIMIT/ Ndeshja mes Monacos dhe PSG shtyhet për shkak të…

Delo.autor

Leave a Comment