Futboll Sport

Hajduku i Splitit ofron 1 mln euro për yllin e Kosovës

Ylli kosovar Lirim Kastrati ka tërhequr interesin e gjigantëve të Krocisë, Hajduku i Splitit, pas performancave të shkëlqyera gjatë këtij edicioni me fanellën e NK Lokomotiva Zagreb. 19-vjeçari ka bërë një sezon mjaft të mirë duke shënuar 3 gola në 13 ndeshje, ndërsa ka dhënë edhe 1 asist. Kastrati në një intervistë për “Sportin” në “KTV” ka zbuluar se Hajduku i Splitit është gati të ofrojë 1 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar.

Kam luajtur me Junior, kam bërë një gol dhe kam dhënë një asist. Kam bërë dy gola kundër Dinamo Zagreb dhe pas tre ditëve kam luajtur prapë me ekipin e parë kundër Hajdukut dhe kam bërë një ndeshje mjaft të mirë dhe ka ardhur një ofertë nga ky klub. Oferta ka ardhur menjëherë pas ndeshjes dhe ka qenë 1 mln euro. Më ka informuar drejtori i klubit, por kemi një muaj kohë. Të shohim se si do të veprojmë”, tha fillimisht sulmuesi.

Futbollisti i lindur në Hogoshti në Kamenicë që ka një kontratë për pesë vitet e ardhshme me NK Lokomotiva Zagreb thotë, se akoma nuk e ka vendosur se çfarë do të vendosë për të ardhmen. “Është menaxheri Redi Ialliçi, i cili bashkëpunon me Nikky Vuksan, i cili është një nga menaxherët më të fuqishëm në Evropë.

Ai ka ka nën mbikqyrje Mateo Kovaçiç, Dajan Lovren, e shumë lojtarë të tjerë. Ata do të diskutojnë me njëri-tjetrin dhe sigurisht që do të jenë në kontakte me mua për të bërë zgjedhjen më të mirë”, tha Lirim Kastrati, që ka mbyllur një sezon të shkëlqyer. 19-vjeçari zbuloi, se ëndrra e tij është të luajë për Kombëtaren e Kosovës, ndërsa la të kuptoeht, se ka mbetur i zhgënjyer që trajneri nuk e ftoi për miqësoret me Shqipërinë dhe Bregut të Fildishtë. “E kam pritur një festë nga Kosova, por unë jam i ri dhe do të punoj fort dhe do pres ftesën nga Kosova”, tha Kastrati që ka qenë pjesë e Kosovës U-19 dhe U-21.

Related posts

“THUMBON” ASHPËR “LOS BLANCOS”/ Kandidon për president të Barcelonës: Dua t’u shënojmë sërish 6 gola

Delo.autor

Parisi fiton pa Neymar-Mbappe/ Mbetet perfekt me “magjinë” e Cavanit (VIDEO)

Isa.Autor

Debutimi historik në Europë, dyshja e Luftëtarit premton historinë

Isa.Autor

Leave a Comment