Futboll Sport

FK Vllaznia u kërkon FALJE tifozëve: Të gjithë përgjegjës…

Vetëm pak orë pasi Vllaznia mësoi fatet e sezonit 2017-2018, ku skuadra shkodrane ra në Kategorinë e Parë, Bashkia e Shkodrës ka dal në një deklaratë për mediat, ku ka theksuar se e ndjen detyrim moral dhe kërkon ndjesë publike për këtë situatë të skuadrës së futbollit, Vllaznia.

Në deklaratë thuhet se përgjegjësit kryesor të kësaj situate janë futbollistët e stafi teknik dhe kjo përgjegjësi po analizohet hap pas hapi dhe shumë shpejt do të bëhen të ditura edhe masat përkatesë.

Deklarata e plotë:

Klubi i Futbollit “Vllaznia” sh.a. eshte sot ne nje moment shume te veshtire. Renia nga Superliga eshte nje lajm qe ka tronditur te gjithe opinionin sportdashes ne Shkoder dhe jashte saj. Fillimisht, e ndjejme detyrim moral qe ne emer te Klubit, ti kerkojme nje ndjese te madhe publike te gjithe sportdashesve shkodrane per kete tronditje qe i kemi shkaktuar.
Stafi i KF Vllaznia sh.a., futbollistet dhe stafi teknik, jane pergjegjesit kryesore te renies se ekipit dhe kjo pergjegjesi po analizohet hap pas hapi dhe shume shpejt do te behen te ditura edhe masat perkatese. E theksojme se Bashkia e Shkodres, si aksionare e vetme e Klubit, ka plotesuar te gjitha kerkesat qe i kane vajtur ne mbeshtetje te Vllaznise. Kjo e shton edhe me shume pergjegjesine tone per ate qe i ka ndodhur Vllaznise pasditen e djeshme.
Ne oret e ne ditet ne vijim, do te komunikojme serish se bashku dhe permes jush me sposterdashesit shkodrane, lidhur me te sotmen dhe te nesermen e KF Vllaznia sh.a. Natyrisht, do te jete Keshilli Bashkiak ne cilesine e Asamblese se Pergjithshme te Klubit qe do te marre vendimet e duhura per perballimin e situates aktuale dhe kthimin e Vllaznise aty ku e ka vendin brenda sezonit 2018- 2019.

Related posts

SITUATA ABSURDE E DEMIR/ Barcelona do të jetë e detyruar të paguajë 10 milionë euro nëse Xavi e aktivizon sërish

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Presidenti De Laurentiis zëvendëson Gattuso-n me “makthin” e Juventus, ja emri…

Delo.autor

“PO BËNTE SKI ME MBROJTËSIT”/ Ish-futbollisti Bak: Polonia duhet të quhet “Lewandowski dhe shokët e tij”

Delo.autor

Leave a Comment