Futboll Sport

Zbardhet vendimi në FSHF, lojtari humbet paratë por fiton gjyqin

Vesel Limaj dhe klubi i Bylisit që prej muajit janar të këtij viti kanë zhvilluar disa beteja ligjore mes tyre. Lojtari ka pretenduar se ka firmosur një kontratë 6-mujore në Ballsh, duke pretenduar se nuk dinte shqip, megjithatë, ai kishte dorëzuar kopjen e pasaportës kosovare, e cila ka të njëjtën vlerë me atë shqiptare, pasi gjuha mëmë është shqipja. Kështu, Limaj gjyqin e parë e humbi, pasi ishte fajtor dhe shpenzimet i pagoi po vetë.

Nga ana tjetër, klubi ballshiot nëpërmjet dokumenteve denoncoi se ai nuk ishte paraqitur në stërvitje, madje e ka gjobitur. Shtuar faktin se lojtari doli në stërvitje me Kukësin për një periudhë të gjatë kohore, ndërkohë që ishte nën kontratë me Bylisin.

Mirëpo, beteja ligjore vijoi edhe në një periudhë tjetër, kur lojtari shkoi sërish pranë Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF ku kërkoi zgjidhje të njëanshme të kontratës në bazë të klauzolave që ishin të përfshira në të. Në përfundim, siç shihet edhe në faksimilen e mëposhtme, mesfushori ka dalë fitimtar, por detyrohet që të paguajë dhe njëherë shpenzimet e gjyqit, shtuar dhe 300 mijë lekë të reja si shpërblim që i jep skuadrës ballshiote për prishje të njëanshme të kontratës.

Si përfundim, Vesel Limaj është lojtar i lirë dhe mund të firmosë kudo menjëherë sapo të mbyllet ky sezon futbollistik. Opsioni i mundshëm për të është Kukësi, ku edhe është stërvitur për një periudhë të gjatë kohe. Kështu, mund ta quajmë përforcimin e parë të verilindorëve, pasi trajneri Peter Pacult është shprehur pozitivisht për të.

Related posts

ZHVATJE E PASTRIM PARASH/ Ja sa vite BURG rrezikon braziliani Anderson

Delo.autor

KA VRAPUAR 25 KM NË DY NDESHJE/ Kush është futbollisti që po habit me paraqitjen në “EURO 2020”

Delo.autor

BARCELONA-VALENCIA/ ​”Katalanasit” do të synojnë ta vazhdojnë ecurinë me fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment