Futboll Seria A Sport

Zbehet gara për titull, betejë për Europën dhe mbijetesën

Në Itali çështja e titullit kampion duket se nuk po lë më hapësira për t’u menduar se në duart e kujt do të shkojë, sidoftë përtej kësaj, Napoli do të provojë të rezistojë dhe të besojë deri në fund.

Pas humbjes kundër Fiorentinës, të kaltrit do të kërkojnë të reagojnë përballë Torinos, në një ndeshje të vështirë, por që ekipi i Sarrit favorizohet nga faktori fushë. Sigurisht që nuk pritet ta kenë të lehtë, madje mund të ndodhë sërish një hap fals nga Napoli, por sigurisht që përkushtimi do të jetë maksimal.

Lazio-Atalanta do të jetë dueli mes dy skuadrave që synojnë Europën. Bardhekaltërit ndjejnë presingun e Interit që për momentin është vetëm 4 pikë prapa, ndaj kundër bergmaskëve suksesi është i vetmi shpëtim për ta. Sigurisht që dhe Atalanta nuk do të kalojë thjesht për një shëtitje në ‘Olimpico’, pasi vendi 6 i rezervon kualifikimin për në Europa League, ndaj dhe prej tyre pritet angazhim maksimal.

Roma do të udhëtojë në transfertë përballë Caglierit. Verdhekuqtë vinë në këtë duel pas eliminimit në Champions me Liverpulin. Gjithashtu edhe për ekipin e Di Franceskos, kualifkimi për në ligën e kampionëve ende nuk është i garantuar, teksa në Sardenjë pritet të hasin vështirësi, pasi vendasit gjithashtu luftojnë për mbijetesë, sepse zona e ftohtë është vetëm 2 pikë larg.

Humbja kundër Juventusit për mënyrën si erdhi ka lënë shije të hidhur tek Interi, ndaj përballë Udineses, zikaltërit do të provojnë të rikthehen tek suksesi. Transfertë delikatë me vendasit që siguruan pas plot 10 humbjeve radhazi, pikën e parë në kampionat përballë Beneventos. Një hap i gabuar në këtë takim, do të peshonte shumë për të dy skuadrat, në realizimin e objektivave përkatëse.

Related posts

KËRKON TA SJELLË NË LONDËR/ Tottenhami dërgon vëzhgues për yllin e Interit…

Delo.autor

Eliminimi në Botëror bëhet çështje politike/ Ekstremistët kërkojnë një Gjermani “puro”

Isa.Autor

MOVIOLA E EGNATIA-LAÇI/ Ja pse Shahini veproi drejt te penalltia e padhënë për rrogozhinasit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment