Futboll Sport

Zbulimi, kjo skuadër fiton 11 mln euro nëse Liverpool ngre trofeun në Kiev

Liverpool do të përballet me Real Madrid 26 majin e ardhshëm në finalen e Champions League. Skuadra e Klopp do të mbështetet nga tifozët e saj në Kiev, por edhe nga Southampton.

“Shenjtorët”, në fakt, do të arkëtonin 11 milionë euro nëse “Të Kuqtë” do të fitonin kupën. Një shumë kjo që do të vinte nga klauzolat e përfshira në kontratat e lojtarëve që Liverpool ka marrë nga Southampton në vitet e fundit. Lajmi është bërë i ditur nga “The Sun”.

Operacioni i fundit mes këtyre dy ekipeve është realizuar në janar dhe ka patur për protagonist mbrojtësin Van Dijk, i cili është blerë 85 mln euro nga skuadra e Klopp.

Disa nga lojtarët e tjerë që janë transferuar nga “Shenjtorët” te “Të Kuqtë” kanë qenë: Mane, Clyne dhe Lallana. Një seri operacionesh me një kosto të përafërt me 200 milionë euro. Ndërkohë, shuma totale që Liverpool do të marrë në rast se fiton trofeun është 15.5 milionë euro.

Related posts

E BUJSHME/ Real Madrid arrin marrëveshjen me yllin belg të Chelsea

Isa.Autor

“PLAY OFF” CHAMPIONS LEAGUE/ 3 skuadra kualifikohen në fazën e grupeve

Delo.autor

SHERRI NË PUKË/ Reagon klubi i Egnatias: Kryebashkiaku Gjonaj, person “non grata” ne Rrogozhinë

Delo.autor

Leave a Comment