Futboll Seria A Sport

Igli Tare kërkon të sjell te Lazio ish-yllin e Bayern Munchen

Mbrojtësi Stefan de Vrij duket i vendosur të bashkohet me Interin pas përfundimit të kontratës së tij më 30 qershor, edhe pse në drejtim të tij ka pasur oferta nga klube më të mëdha. Një nga prioritetet kryesore të Lazio gjatë dritares së transferimit të kësaj vere është të nënshkruajë me një zëvendësues të aftë për holandezin 26-vjeçar. Në të vërtetë, drejtori sportiv Igli Tare njoftohet se ka identifikuar mbrojtësin e VfB Stuttgart, Holger Badstuber, si një prej objektivave të tij kryesor. Ndërkohë, gjatë një interviste me tabloidin gjerman “Bild”, presidenti Wolfgang Dietrich ka konfirmuar, se ai është i hapur për mundësinë e lejimit të ish-mbrojtësit të Bayern Munchen dhe Schalke 04 të largohet, nëse ai merr një ofertë më të mirë diku tjetër. Ky është sezoni i parë i 29-vjeçarit me Stuttgart, por atë e josh ideja e të luajturit në një klub më të madh, që aderon edhe në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm.

“Ne e respektojmë faktin, se Holger ka përcaktuar qartë qëllimin e tij. Ai do të dëshironte të kthehej të luante në Ligën e Kampionëve, ndërsa ne dëshirojmë t’i japim atij kohën e nevojshme për të marrë vendimin e tij. Nëse qëndron në Shtutgart përsëri në sezonin tjetër, ne do të ishim shumë të lumtur. Megjithatë, ne nuk do ta detyrojmë atë të qëndrojë, sepse aventura e tij me ne ka qenë shumë e kënaqshme”, deklaroi Dietrich. 29-vjeçari ka grumbulluar 26 ndeshje këtë sezon me fanellën e Stuttgart në kampionatin gjerman, ndërsa ka shënuar edhe dy gola. Badstuber, i cili është pjesë edhe e kombëtares gjermane, nuk ka provuar asnjë aventurë të re jashtë Gjermanisë dhe e josh ideja e bashkimit me një klub, që mund të luajë në Champions League. Lazio duket shumë afër arritjes së këtij objektivi dhe mbrojtësi gjerman nuk do t’i thoshte jo transferimit në Serie A.

Related posts

NGA BROJA TE MUÇI/ Koha që Reja të gjejë një zgjidhje për sulmin kuqezi

Delo.autor

Braktisën vendlindjen, ky është formacioni më i mirë i emigrantëve në Rusi. Mes tyre edhe një shqiptar

Sadik.Autor

Barcelona tallet me Chelsea, ofron dështimin në këmbim të yllit francez

Isa.Autor

Leave a Comment