Futboll Seria A Sport

Zbulohet plani i Interit, ja destinacioni i ardhshëm i Rey Manaj

Interi përballet sonte me Sassuolo-n prej orës 20:45 dhe i vetmi rezultat i pritshëm është fitorja. Zikaltrit janë ende në garë për një vend në Champions League, pasi Lazio e vendit të katërt ka vetëm 2 pikë më shumë se skuadra e Spalleti-t, ndërkohë që presin edhe ndonjë dhuratë nga Crotone, që i pret të kaltrit dhe kërkon pikë për mbijetesën. Gjithsesi me shumë gjasa gjithçka do të vendoset në ndeshjen direkte të dielën e ardhshme në “Olimpico”.

PLANI ME TË RINJTË – Zikaltrit prodhojnë goxha elementë nga të rinjtë, që janë kompetitivë në kampionet e moshave, por sigurisht që për të luajtur në ekipin e parë direkt nuk është shumë e lehtë. Gjithsesi pjesa më e madhe e lojtarëve, ata më të spikaturit më saktë, huazohen në klubet tjera në Itali për t’u rritur. Minutat janë të rëndësishme për t’iu zhvilluar dhe te Interi po planifikojnë diçka tjetër për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit po mendojnë të kenë një ekip B në Serie C dhe po planifikohen edhe emrat që do të luajnë aty. Në artikull thuhet se një ndër ta është edhe sulmuesi Rey Manaj, që momentalisht është pjesë e Granada-s në Spanjë. Portieri Radu, anësori Dimarco dhe mbrojtësi Lombardoni gjithashtu po planifikohen për ekipin e dytë. Për Manajn në fakt nuk do të ishte zgjedhja më e mirë.

Lushnjari në Spanjë këtë sezon nuk ka treguar vlerat e tija më të mira, teksa ka shënuar vetëm një gol, por duhet theksuar se edhe hapësirat i ka të pakta. Nga 19 ndeshje që ka luajtur në total, vetëm tre i ka nisur si titullar, ndërkohë që me Shqipërinë U21 në dy takime kundër Sllovakisë arriti të shënojë tre gola, duke treguar se e njeh mirë portën, por normalisht do minutat e tij dhe besimin e duhur. Tek Interi ndërkohë e kanë bërë me dije se kushdo që e do mund ta blejë atë për shumën e 1 milion eurove. Këtë verë, duke parë ecurinë e Manajt, zor se do t’i ofrojë ndonjë klub aq para, por në huazim të paktën në Serie B do ta donim shumë klube.

Related posts

ARGJENTINË-SPANJË/ Ja kur luhet finalja e Botërorit në basketboll për meshkuj

Delo.autor

ISH-PRESIDENTI I JUVENTUS SULMON CR7/ Cobolli Gigli: Iku për nënën? E tregoi veten në pishinën me diell!

Delo.autor

PAS SKUALIFIKIMIT NGA CONFERENCE LEAGUE/ Daja: Sakrifikuam, të gjithë dhanë maksimumin. Tani shpresoj të…

Delo.autor

Leave a Comment