Europa League Futboll Sport

Zidane: Besoj në shanset e Marseille ndaj Atletico Madrid

Zinedine Zidane nuk e ka fshehur kurrë se është një tifoz i Olympique Marseille, ekipi i vendlindjes së tij. Megjithëse nuk mundi të luante kurrë me të, ngjyrat e këtij ekipi janë ato, që ai ndien në zemër. Nuk i ka mohuar as kur u pyet për finalen e “Europa League”, në të cilën francezët do të përballen me Atlético Madrid, në Lyon.

“Për Olympique Marseille është një sukses i madh arritja në këtë finale. Ata bënë një garë të madhe, por finalja do të vendoset nga detajet. Përballen dy klube të mëdha, dy institucione, por Olympique Marseille mund të fitojë. Nuk kam këshilla për t’i dhënë Marseille, edhe pse e njoh Atletico në mënyrë të përkryer. Iu besoj plotësisht shanseve të Marseille në finale”, – tha trajneri i Real Madridit, pas ndeshjes së bamirësisë në Bastia.

Related posts

KATAR 2022/ Pas një asist nga Kiteishvili, Kvaratskhelia mposht Spanjën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITET JUVENTUSI/ Nëse akuza për PËRDHUNIM e CR7 provohet, dëmi ekonomik te ai do jetë…

Isa.Autor

REKORD NEGATIV/ Partizani, 626 minuta pa gol në Europë. Ja statisktikat befasuese

Delo.autor

Leave a Comment