Futboll La Liga Sport

Barça ka një pikë të dobët dhe po punon ta zgjidhë sa më parë

Barcelona ka pasur një problem të madh në sezonin 2017/18 i cili i ka hapur mjaft punë. Të frikshëm në La Liga, blaugranat dështuan në Champions League me takimin e fundit kundër Romës, që u kthye në një tragjedi futbollistike të vërtetë për ta.

Drejtuesit e klubit janë të ndërgjegjshëm se në prapavijë ata çalojnë, e për këtë arsye u duhet një futbollist që të sjellë siguri. Ai është gjetur dhe puna ka nisur për ta sjellë në “Camp Nou” në sezonin e ardhshëm.

Quhet Clement Lenglet dhe luan për Sevilla-n. Dy mbrojtësit e ekipit, Jerry Mina dhe Thomas Vermaelen nuk knë bindur me paraqitjet e tyre, madje nga ndeshja në ndeshje kanë shtuar dyshimet se ata nuk janë të duhurit.

Dyshja bëri një performancë shumë të keqe sidomos në takimin kundër Levante-s, që Barça e humbi me rezultatin 5-4. Me humbjen e pësuar, katalanasit i dhanë fund përpjekjes së tyre për ta mbyllur këtë sezon të pamposhtur.

Vermaelen është 32 vjeç dhe po shkon në fund të karrierës së tij, kurse Mina, vetëm 23 vjeç, u bë pjesë e klubit në janar (erdhi nga Palmeiras), por nuk i ka plotësuar pritshmëritë.

Kurse francezi i Sevilla-s mund të blihet për 30 milionë euro. Ai ka bërë një paraqitje mjaft të mirë te andaluzianët, ndërsa u ble nga Nate-s për vetëm 5 milionë euro në 2017.

Barça mendon të investojnë te qendërmbrojtësi, i cili është vetëm 22 vjeç, e megjithatë ka bërë një paraqitje shumë të mirë në La Liga. Për drejtuesit katalanas, ai shikohet si një investim ideal për të ardhmen.

Dëshira e blaugranave për një tjetër qendërmbrojtës ndikohet edhe nga situata që po kalon futbollisti tjetër i tyre, Samuel Umtiti. Mancheter United ia ka vënë syrin, dhe është gati të paguajë 60 milionë euro për ta marrë atë nga “Camp Nou”.

I pyetur për të ardhmen nga “Mundo Deportivo”, vetë Lenglet u shpreh: “Unë jam krenar që luaj te Sevilla dhe i kuptoj njerëzit kur më thonë në rrugë mos të iki te Barça. Por e vërteta është që unë nuk e di nëse do të iki apo jo”, tha mbrojtësi francez.

Related posts

VIDEO/ Mbrojtësi shqiptar shënon gol të bukur kundër Sevillas në derbi

Q.Autor

Mohamed Salah feston ditëlindjen, dhuratë një tortë 100 kilogramëshe (VIDEO)

Sadik.Autor

Kukësi-Skëndërbeu, “peng” i dëborës, Partizani shkon në Lushnje

Q.Autor

Leave a Comment