Champions League Futboll Sport

Zidane e shpreh hapur: Përzgjedhja e lojtarëve për finalen e Champions do jetë një dhimbje koke

Forma e shkëlqyer e lojtarëve të Realit të Madridit, në fitoren “tenistike” 6-0 përballë Celta Vigos e kanë vendosur në “shpatlla për muri” trajnerin e Galaktikëve, Zinedine Zidane.

Pas ndeshjes, francezi ka theksuar se është i mahnitur nga lojtarët dhe se do e ketë të vështirë të zgjedh futbollistët për t’i hedhur në fushë në finalen e Champions League kundër Liverpool-it.

Është më mirë që të gjithë të aktivizohen. Sigurisht do të jetë një dhimbje koke për të zgjedhur ekipin për finalen e Kievit. Kundër Celta-s zhvilluam një lojë të mrekullueshme dhe ishte e rëndësishme. Ishim shumë profesionist, duke shënuar gjashtë gola dhe duke luajtur shumë futboll. Ne kemi bërë shumë mirë. Në veçanti, Bale dhe Isco. Jam shumë i lumtur për ta, por gjëja e rëndësishme është që ne të gjithë të arrijmë në formë optimale. Nuk e di nëse lojtarët e Madridit nuk vlerësohen me të vërtetë, por nuk mund të mos flasim për lojtarët që mund të vijnë, sepse të gjithë lojtarët më të mirë dëshirojnë të vijnë. Të paktën unë e vlerësoj atë që po bëjnë shumë, ata luftojnë. Klubi vlerëson lojtarët që e bëjnë këtë.”– u shpreh Zidane pas ndeshjes së La Liga

Finalja e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid do të zhvillohet të shtunën e ardhshme në Kiev.

Related posts

JUVENTUS-FIORENTINA/ Ronaldo bën një “shpërthim” mahnitës në krah, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

VAZHDON TË TREGOJË FORMËN E TIJ/ Myrto Uzuni shënon përsëri në Kroaci

Delo.autor

VEPRIM SHEMBULLOR/ Sadio MANE shndërrohet në “hero” për fëmijët jetimë në…

Isa.Autor

Leave a Comment