Futboll Seria A Sport

Vjen “shuplaka” e parë: Ne nuk duam të nënshkruajmë me Donnarumma

Juventusi nuk është i interesuar për të nënshkruar me portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma sipas Giuseppe Marotta. CEO i “Zonjës së Vjetër” u pyet gjatë festimeve të titullit kampion të Serie A, nëse bardhezinjtë do të ishin të interesuar për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit të talentuar dhe përgjigjja e tij ishte e prerë: “Ne kemi zgjedhur Szczesny, i cili do të jetë titullar pas Buffon. Përveç talentit të tij, ne nuk jemi të interesuar”.

Tingëllon sikur njeriu i Juventusit është duke lavdëruar Donnarumma pa dashur të shprehë një interes ndaj tij. Ylli italian, që u zbulua dy sezone më parë kur zëvendësoi Diego Lopez si titullar, nuk pritet të qëndrojë në Milano edhe për shumë kohë. Shkak për këtë vendim janë shymë arsye, një ndër to është prishja me tifozët e kuqezinjve, të cilët nuk e durojnë dot më pas veprimeve të këtij të fundit. Gjithashtu menaxheri i tij Mino Raiola, po ndikon për keq.

Duke i folur në këtë moment për oferta të rëndësishme 19-vjeçari është shpërqendruar dhe performancat duken në fushë. Ai ka oferta nga klubet e mëdha në të gjithë Evropën duke përfishrë Paris SG dhe Real Madrid, drejtuesit e gjigantëve francezë dhe spanjollë  janë gati ta kënaqin në apsketin financiar yllin e ri italian, që tani kërkon një klub ku mund të fitojë trofe. Donnarumma ishte subjekt i takimeve të shumta mes Juves dhe Milanit sezonin e kaluar.

Në një fazë dukej sikur bardhezinjtë mund të provonin rivalët e tyre për të shitur portierin e talentuar, teksa Marotta dhe Paratici e panë 19-vjeçarin si pasuesin e Buffon në të ardhmen. Gjithsesi pas kësaj deklarate nga Marotta, duket sikur interesi i tyre është ftohur. Megjithatë një gjë është e sigurt, që e ardhmja e tij në Milano nuk është e sigurt, pasi mbi të gjitha nuk po ecën mirë me tifozët, të cilët nuk e vlerësuan performancën e tij kundër Juventusit në finalen e Kupës së Italisë këtë javë.

Related posts

SKANDALI NË BRAZIL/ Sherr masiv në fund të ndeshjes, arrestohen 3 lojtarë (VIDEO)

Delo.autor

PARTIZANI ME SULMUES “PIKANT”/ Një 30-vjeçar hungarez zbarkoi dje në kryeqytet

Delo.autor

MANCHESTER CITY-CHELSEA/ “Vendasit të uritur”, shënon Aguero

Delo.autor

Leave a Comment