Futboll Premier League Sport

Zyrtare, lojtari i Juventus shkon te Arsenali

Bisedimet u mbyllën pozitivisht dhe Stephan Lichtsteiner do të luajë me Arsenal në sezonin e ardhshëm. Në orët e fundit është arritur marrëveshja dhe pasi të kalojë vizitat mjekësore zvicerani do të firmosë me “topçinjtë” deri më 30 qershor 2019.

Marrëveshja është arritur në çdo pikë dhe në ditët e ardhshme do të vijë zyrtarizimi. Ai do të jetë përforcimi i parë për trajnerin e ri të Arsenal, Unai Emery.

Lichtsteiner e luajti ndeshjen e fundit me Juventus kundër Verona, në javën e fundit të kampionatit, ku humbi dhe një 11-metërsh, gjatë fitores 2-1. Pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me Juventus për rinovimin e kontratës, që skadon më 1 qershor, 34-vjeçari refuzoi ofertat nga Kina dhe do ta vazhdojë karrierën në “Emirates Stadium”.

Related posts

Matuidi: Juventusi është krenar për atë që bëri në Madrid

Sadik.Autor

E BUJSHME NË LA LIGA/ Presidenti Barcelonës kërkon zgjerimin e markës në nivel global, ja strategjia…

Delo.autor

KLUBI GATI T’I “JAPË DUART” SARRIT/ Chelsea ëndërron trajnerin që po çmend në Premier

Delo.autor

Leave a Comment