Futboll Sport

Dramë në Shkodër: Vllaznia buzë humnerës, buzëqesh Kamza

Ndeshja më emocionuese e kësaj jave është ajo ndërmjet Vllaznisë dhe Kamzës. Shkodranët dhe kamzalinjtë luftojnë për mbijetesë, vendasve i bën punë vetëm fitorja, ndërsa miqtë mund të jenë të kënaqur dhe me barazim, pasi ruajnë distancën prej 2 pikësh. Ndeshja mbaroi me rezultatin 0-0 dhe ky rezultat i shkon më shumë për shtat skuadrës mike. Vllaznia në kolaps total.
Pjesa e parë – 45 minutat e para të takimit nuk ishin aspak të bukura. Loja ishte nën nivelin mesatar, ndërsa skuadra kuqeblu u mundua të shihte më përpara takimit. Nga krahu tjetër, miqtë zhvilluan lojën e tyre. Të dy skuadrat ishin të kujdesshme dhe nuk rrezikuan shumë. Kamza u vendos mirë taktikisht dhe nuk kaloi në aventura, po ashtu dhe ekipi i trajnerit Gjoka që u rreshtua në ekuilibër. Nuk kishte probleme taktike, por shumë e brishtë në sulm. Sukaj dhe Çinari nuk arrijnë të gjejnë njëri-tjetrin, por tentojnë me gjuajtje sporadike. Pjesa e dytë pritet të ketë më shumë emocione, pasi Vllaznisë nuk i duhet aspak barazimi, ndërsa Kamza mund të përfitojë.
Pjesa e dytë – Emocione të forta në pjesën e dytë me lojtarët e Vllaznisë që u munduan të gjejnë golin e avantazhit, por pa rezultat. Miqtë u mbrojtën mirë dhe luajtën me nervat e vendasve. Tentativat e Sukajt nuk ishin të sakta me Vllazninë që prek fundin, pas humbjes së Teutës, ndërsa Kamza vijon luftën e mbijetesës duke u konfirmuar si kockë e fortë. Në minutat e fundit nuk mungoi as sherri ndërmjet ekipeve. Kamza luajti me nervat e vendasve dhe mori atë që deshi.
Vllaznia në vendin e 9-të me 38 pikë, ndërsa Kamza me Teutën me pikë të barta në vendin e 8 dhe të 7-të me 40 pikë.

Vllaznia-Kamza 0-0

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi (Bardulla 76’), Vucaj, Lika, Çinari (Tafili 62’), Ribaj (Kalaja 76’), Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka
Kamza: Avdyli, Frashëri, Zefi (Leo 90’+4′), Çukoviç, Idrizaj, Fili (Kuqi 86′), Malaj, Arrabal, Zguro, Mehmeti, Plaku. Trajner: Julian Ahmtaj
Gjyqtarë: Kridens Meta, Ergin Doda, Nertil Bregasi
Pas porte: Laver Alla, Orlando Kuka
Kartonë të verdhë: Zefi 51’, Zguro 69’, Avdyli

Related posts

Conte: Nuk qëndroj për mëshirë, por se kanë besim tek unë

Q.Autor

SUKSESI I PARË SI TRAJNER I MEKSIKËS/ Maradona shkon në play-off!

Isa.Autor

E duan Reali e Barça, por Man.City nuk e lëshon

Q.Autor

Leave a Comment