Futboll Sport

20 lojtarët më të shtrenjtë në botë, Ronaldo jashtë

CIES Football Observatory ka publikuar listën e lojtarëve më të shtrenjtë në botë një transferim të mundshëm sipas një llogarie të caktuar.  Ylli portugez, Cristiano Ronaldo nuk përfshihet në listën e 20 lojtarëve më të shtrenjtë, pasi pozicionohet i 24-ti, sipas llogarive që CIES ka bërë. Ndërkohë që Lionel Messi renditet i katërti dhe në vend të parë është sulmuesi i Tottenham, Harry Kane. E përditshmja spanjolle “Marca” ka publikuar vetëm 20 emrat e lojtarëve më të shtrenjtë sipas një transferimi të mundshëm, ku ka përshkruar karshi fotos së tyre edhe vlerën.

Në vendin e 20-të pozicionohet Christian Eriksen i Tottenham, 106.2 milionë euro. Para tij vjen Samuel Umtiti, 111.5 milionë euro, ( që një ditë më parë rinovoi një ditë më parë me Barçën), së bashku me uruguaianin, Luis Suarez, 120.4 milionë euro. Belgu i Chelseas, Eden Hazard pozicionohet i 17-ti,  124.7 milionë euro, i paraprirë nga dy rivalët e tij, Gabriel Jesus i Manchester City-t, 140.3 milionë euro dhe Roberto Firmino i Liverpool, 142.6 milionë euro. Mesfushori francez i “Djajve të kuq”, Paul Pogba renditet i 14-ti, 144.9 milionë euro. Pas tij vjen Leroy Sane i “Qytetarëve”, 152.2 milionë euro dhe Philippe Coutinho i katalanasve, 154.6 milionë euro. Vendin e 11-të e mban Rahem Sterling i City-t të Guardiolës, 155.1 milionë euro.

Në Top 10-ën e më të shtrenjtëve, kryeson 24-vjeçari i “Spursave”, Harry Kane, 201.2 milionë euro. I ndjekur pas nga braziliani i Paris Saint-Germain, Neymar, 195.7 milionë euro, i cili kërkohet nga gjigantët e Spanjës, Real Madrid në këtë merkato vere. Një tjetër yll i klubit francez pozicionohet i treti, bëhet fjalë për francezin, Kylian Mbappe, 186.5 milionë euro.  19-vjeçari lë pas Lionel Messin e Barcelonës, pesë herë triumfues i “Topit të Artë”, 184.2 milionë euro dhe Mohamed Salah të Liverpool, që është një ndër lojtarët më të kërkuar të momentit, 171.3 milionë euro.

Dele Alli i Tottenham mban vendin e gjashtë, 171 milionë euro, i pasuar nga mesfushori belg, Kevin De Bruyne i Manchester City-t, 167.2 milionë euro. Antoine Grizmann, Paolo Dybala dhe Romelu Lukaku plotësojnë 10-ën. Sulmuesi francez i shumëkërkuar nga Barcelona mban shifrën 164.5 milionë euro, argjentinasi i Juvetus, 164.2 milionë euro dhe sulmuesi i United, 163.4 milionë euro.

Related posts

HARRY KANE BRAKTIS TOTTENHAM/ “Bomberi” anglez mund të bëhet “djall”

F.autor

ZYRTARE/ Kontratë 1-vjeçare, ish-sulmuesi i Vllaznisë firmos me skuadrën e…

Delo.autor

Fitoi vendin e titullarit në Zvicër/ Ish-mbrojtësin e Partizanit e braktis fati në “derbin” ndaj Lenjanit

Isa.Autor

Leave a Comment