Futboll Historiku Sport

SPECIALE/ Botërori 1958: “Magjistari” Pele i dhuron Brazilit Kupën e Botës

Kampionati Botëror i vitit 1958, i gjashti për nga radha, u zhvillua në Suedi nga 8 deri më 29 qershor 1958. Një kupë bote ku globi njohu një “magjistar”si Pele i cili dhurojë spektakël duke udhëhequr Brazilin tek suksesi. Skuadra “seleçao” mundi Suedinë 5-2 në finale duke fituar edhe titullin e parë botëror. Kjo është hera e parë që, një Kupë Bote është fituar në Europë nga një ekip jo europian.

Ky Botëror është në “shenjën” e 17-të vjeçarit Pele, apo Edson Arantes Do Nascimento. Brazilianët i dhanë një ngjyrim ekzotik këtij botërori, falë “sambas”, këtij kërcimi që e luajnë me aq temperament në fushë. Kupa e Botës 1958 është botërori i festivaleve të golave, ku vetëm dy ndeshje mbyllen të bardha.

Në finalen e luajtur më 29 qershor në Stokholm, çasti magjik i suedezeve që e shohin veten Kampionë të Botës, zgjat vetëm pak çaste pasi Pele me tre golat e tij çon në delirë Brazilin duke i dhuruar trofeun e parë më prestigjoz për kombe. Amerikano Jugorët fitojnë në finale me rezultatin e thellë 5-2.

Fonten, “Këpuca e Artë” e Botërorit

Franceti Zhyst Fonten shënoi 13 gola në Botëror, duke vendosur edhe një rekord të pathyer ende nga askush. Me ekipin kombëtar francez ka zhvilluar 20 takime duke shënuar 27 gola. Fonteni ka luajtur në radhët e Nisës dhe Reimsit.

YJET

Pele, “mbreti” i futbollit botëror

Edson Arantes Do Nascimento i mbiquajtur thjesht Pele ka lindur më 23 tetor 1940 në Tres Coraçoes të Brazilit. Gjatë karrierës së tij ka luajtur vetëm për skuadrën Santosit në vendin e tij dhe Nju Jork Kozmos në Amerikë në fund të karrierës futbollistike. Është padyshim futbollisti më i famshëm i të gjitha kohërave. Pele i cili në botërorin e vitit 1958 ishte vetëm 17 vjeç, ka shënuar gjithsej 77 gola në 92 ndeshje me ekipin kombëtar Brazilian.

Related posts

Luftëtari bën përforcimin e radhës, vjen malazezi Balsa Radovic

Sadik.Autor

KOVAC OPTIMIST: Nuk e mendoj humbjen ndaj Dortmundit, kthehemi në rrugën e suksesit

Isa.Autor

MESSI NGRE ZËRIN/ Kërkon ribashkimin me Neymar, në Francë kanë një version të ri

Delo.autor

Leave a Comment